Lidhje

Shtëpia e Bardhë: Uashingtoni nuk do të njohë aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin rajonet e aneksuara nga Rusia në Ukrainë, duke iu referuar asaj që Shtëpia e Bardhë e quajti referendum i paligjshëm dhe i manipuluar nga Moska, e që do të sfidohej ndërkombëtarisht.

"Bazuar në informacionin tonë, çdo aspekt i këtij procesi ishte inskenuar dhe orkestruar nga Kremlini", u tha gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi se "Uashingtoni do të angazhohej për të siguruar kundërshtim ndaj njohjes së territoreve të aneksuara, përfshirë në OKB".

“Pavarësisht nga pretendimet e Rusisë, ky mbetet territor ukrainas”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha dje se bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihen kurrë. Reagimi amerikan u bë pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro.

Blinken: Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia “nuk do të njihet kurrë”
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporizhzhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe

“E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”, tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin

Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia... Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t'i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

“Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje, ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti.

This item is part of
XS
SM
MD
LG