Lidhje

Shqipëri, dita ndërkombëtare e të moshuarve


Shqipëri, të moshuarit
Shqipëri, të moshuarit

80 vjeçari Smajl Hyka, nga fshati Jubicë i Malësisë së Madhe, për një kohë të gjatë ka punuar si mësues në zonën malore të Dukagjinit derisa, ne vitin 1991, doli në pension. Pas kësaj, jeta e solli të mbesë i vetmuar duke e detyruar të strehohet në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër ku e kalon ditën mes librave dhe mallit për djalin që, prej vitesh, ndodhet në emigracion.

Shqipëri, dita ndërkombëtare e të moshuarve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00


“Unë kam vetëm një fëmijë, një djalë. Mirëpo, kam 8 vite që nuk e kam parë, sepse është në emigracion pa letra, në Belgjikë. Është hera e dytë që ka shkuar. Nuk kam zgjidhje tjetër".

Në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër jetojnë 60 të moshuar, nga shumë zona të Shqipërisë, dhe të gjithë i bashkon vetmija, braktisja nga fëmijët apo situata e tyre social-ekonomike dhe shëndetësore.


Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër është një nga 6 qendrat e tilla, të ngritura në Shqipëri. Në këto qendra trajtohen 480 të moshuar, të identifikuar si persona në nevojë për arsye se kanë mbetur vetëm apo janë pa të ardhura dhe përkrahje. Por ky numër është mjaft i vogël në krahasim me situatën me të cilën përballen shumë prej të moshuarve.

“Kanë problematika të shumta. Disa nuk kanë patur fëmijë, disa janë të divorcuar, të sëmurë, nuk kanë patur një strehë ku të jetojnë. Disa kanë fëmijë, por ata kanë emigruar jashtë shtetit”.

Sipas INSTAT, për të pestin vit Shqipëria ka një tkurrje të numrit të banorëve. Në fillim të këtij viti u shënua një rënie e popullsisë me 1.3 përqind më pak se një vit më parë, tregues ky që dëshmon për ritme të shpejta të plakjes së popullsisë për shkak të emigracionit, por edhe lindjeve të ulëta.

Aktualisht, Shqipëria ka rreth 440 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 143 mijë të moshës mbi 75 vjeç, tregues këto që vendi po përballet me shpejtësi me sfidën në rritje për sigurimin e shërbimeve të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë.

XS
SM
MD
LG