Lidhje

Tiranë: Gjykata administrative e mban në fuqi vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk


Kolegji turk Mehmet Akif në Tiranë
Kolegji turk Mehmet Akif në Tiranë

Në Tiranë, Gjykata administrative rrëzoi sot kërkesën e kolegjit turk Mehmet Akif për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor privat

Gjykata nuk mori parasysh argumentat e Kolegjit sipas të cilit, vendimi kishte qenë një masë ekstreme, duke qenë se, siç u shpreh gjatë seancës dhe avokati mbrojtës, shkeljet dhe problematikat e kontatuara kishin qenë të një natyre të vogël dhe jo aq shqetësuese. Sipas avokatit të kolegjit, vërejtjet nga ana e inspektorëve të ministrisë së Arsimit kishin patur të bënin me këndin e dritës në katër klasa, dhe me disa ndërhyrje në palestër.

Përfaqësuesit e Ministrisë nga ana e tyre, pretenduan se Kolegji kishte patur kohën e mjaftueshme për të plotësuar kriteret e kërkuara, por se nuk kishte ndërhyrë, dhe ndërkohë kishte nisur vitin e ri shkollor pa marrë miratimin e ministrisë.

Kolegji është pjesë e fondacionit Gulen, që i përket klerikut turk Fetulla Gulen, i konsideruar nga Ankaraja si organizator i grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2006. Turqia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur mbylljen e aktiviteteve të financuara prej tij. Dhe vendimi për mbylljen e Kolegjit është parë si një rezultat i kësaj trysnie, ndonëse autoritetet shqiptare kanë këmbëngulur se vendimi i tyre lidhet rreptësisht me zbatimin e ligjit.

XS
SM
MD
LG