Lidhje

Izrael, politikani ekstremist Itamar Ben Gvir pritet të dalë mirë në zgjedhje 


FILE - Israeli politician Michael Ben Ari, center, holds an Israeli flag while attending a demonstration against the release of Palestinian prisoners from Israeli jails, outside the Ofer military prison near the West Bank city of Ramallah, Oct. 29, 2013.
FILE - Israeli politician Michael Ben Ari, center, holds an Israeli flag while attending a demonstration against the release of Palestinian prisoners from Israeli jails, outside the Ofer military prison near the West Bank city of Ramallah, Oct. 29, 2013.

Izraelitët i kthehen kutive të votimit në 1 nëntor, për herë të pestë që nga viti 2019. Sondazhet tregojnë se ish-kryeministri Benjamin Netanyahu është shumë pranë kthimit në pushtet dhe krijimit të një koaliconi me partitë e krahut të djathtë dhe ultra-Ortodokse. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein, një nga aleatët e mundshëm të Netanyahut është një partia e djathtë e kryesuar nga politikani ekstremist Itamar Ben-Gvir.

Politikani ekstremist izraelit pritet të dalë mirë në zgjedhje
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:26 0:00

Për javë të tëra tensionet mes izralitëve dhe palestinezëve në Jeruzalem janë shtuar. Teksa policia e Izraelit përballej me protestuesit që qëllonin me gurë në lagjen Sheikh Jarrah, u shfaq duke nxjerrë pistoletën nga brezi, politikani i ekstremit të djathtë Itama Ben-Gvir.

"Gjaku hebre ka rëndësi" shkroi ai në Twitter duke shtuar se “policia nuk duhet të pengohet prej qeverisë për të qëlluar mbi terroristët arabë”.

Partia e zotit Ben-Gvir “Fuqia hebreje”, do të garojë në betejën zgjedhore të 1 nëntorit së bashku me dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, në listën e përbashkët me partinë “Zionizmi Fetar”.

Nëse anketimet janë të sakta, “Zionizmi Fetar” pritet të jetë partia e tretë më e madhe e Izraelit. Shumë analistë e shohin zotin Ben-Gvir si një politikan me ndikim të lartë që mund të mundësojë rikthimin në pushtet të Benjamin Netanyahut dhe krijimin e një koalicioni fetar të ekstremit të djathtë ku zoti Ben-Gvir të marrë postin e ministrit.

“Unë dua që Benjamin Netanyahu të jetë kryeministër dhe të jem pjesë e qeverisë së tij. Dua një qeveri të së djathtës, të djathtës së vërtet që do njerzit, fëmijët e gratë, të djathën që mbron të dobëtit që sulmohen”, thotë Itamar Ben-Gvir, ligjvënës izraelit.

Ben-Gvir është nxënës, i të ndjerit Meir Kahane, i cili besonte në zhvendosjen e arabëve me shtetësi izraelite jashtë vendit.

Partia "Kach" e Meir Kahane-s u shpall e jashtëligjshme në Izrael dhe SHBA, si një organizatë terroriste dhe vetë zoti Ben-Gvir u dënua për nxitje raciste. Por ai thotë se i ka moderuar pikëpamjet e tij.

“E majta ka punuar shumë që ta portretizojë atë si një ekstremist, por në shumicën e rasteve, ky është një lajm i rremë. Nëse analizoni mirë fushatën dhe intervistat e tij, ai nuk thotë asgjë për zhvendosjen e arabëve apo për pikëpamjet e të ndjerit Kahane apo pikëpamje të tjera me të cilat po synon ta damkosë e majta ekstreme”, thotë Nevo Cohen, nga partia "Jewish Power".

Shumë politikanë amerikanë dhe udhëheqës hebreo-amerikanë paralajmërojnë se në rast se zoti Ben–Gvir do jetë ministër në qeveritë izraelite, ai do të shkaktojë tensione mes administratës amerikane dhe hebreo-amerikanëve.

“Lidhjet e forta të aleancës SHBA-Izrael bazohen në vlerat e përbashkëta demokratike, vlera që theksohen në Deklaratat respektive të Pavarësisë. Marrja e një posti të lartë në qeverinë izraelite nga një ekstremist si zoti Ben –Gvir do minonte këtë lidhje”, thotë David Halerin, drejtor i organizatës “Israel Policy Forum”.

Rritja e popullaritetit të zotit Ben-Gvir duke se është pjesë e prirjeve botërore ku ultranacionalistët po forcojnë mbështetjen.

“Mendoj se përgjigja e asaj që ndodhi në Izrael dhe në Europë është orientimi i përgjithshëm kombëtar, nevoja e popullsisë për të qenë e ndarë nga grupet e tjera, për shembull emigrantët në Europë, ose popullsia arabe, në rastin e Izraelit", thotë Or Anabi, nga “Israel Democracy Institute”.

Disa vëzhgues të proceseve elektorale thonë se për Izraelin, zgjedhja e zotit Ben-Gvir do të thotë fund i demokracisë. Të tjerë mbrojnë idenë se Izraeli ka ende një demokraci të fortë teksa përgatitet për zgjedhjet e pesta, në katër vjet.

XS
SM
MD
LG