Lidhje

Një fondacion bamirësie ndihmon të moshuarit në Kiev


The war-damaged building from Russian aerial bombs, of 70-year-old Valentyna Klymenko, lives alone in her apartment, in Borodyanka, Kyiv region, Ukraine, June 28, 2022.
The war-damaged building from Russian aerial bombs, of 70-year-old Valentyna Klymenko, lives alone in her apartment, in Borodyanka, Kyiv region, Ukraine, June 28, 2022.

Dymbëdhjetë mijë persona në pesë muaj morën mbështetje në Kiev nga shoqata bamirëse "Onuky", që do thotë "nipër e mbesa" në gjuhën ukrainase. Zëri i Amerikës bisedoi me vullnetarët e kësaj shoqate për punën e tyre.

Vullnetarët e organizatës bamirëse "Onuky", vizituan pensionisten nga Kievi, Lyudmila Areshchenko.

“O Zot, fëmijë, ju po bëni një punë kaq të mrekullueshme duke na ndihmuar! Ju gjeni kohë për të na ndihmuar kur luftëtarët tanë kanë më shumë nevojë për mbështetje! Zoti ju bekoftë!", thotë ajo.

Vullnetarja Khrystyna Tsukur ndihmon të moshuarit e vetmuar, ashtu siç do t’i ndihmonte një mbesë. Ajo shpesh u dërgon atyre ushqime.

Kjo ia lehtëson asaj disi tragjedinë personale, vdekjen e nënës së saj në mars në rajonin e Luhanskut. Në atë kohë, rajoni ishte i pushtuar nga ushtria ruse dhe Khrystyna nuk pati mundësinë t’i thoshte lamtumirë.

Një fondacion bamirësie ndihmon të moshuarit në Kiev
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

“Nëna ime vdiq në mars atje, në territorin e pushtuar. Tani nuk kam asnjë të afërm”, thotë themeluesja e organizatës “Onuky”.

Khrystyna Tsukur ka ndihmuar të moshuarit që në ditët e para të luftës, menjëherë pasi e dërgoi djalin e saj pesëvjeçar jashtë vendit me miqtë e saj.

“Atëherë, ishte e vështirë të gjeje artikuj ushqimorë ose ilaçe në Kiev. Unë fillova një bisedë në internet me njerëzit që më dhanë një listë të gjërave për të cilat kishin nevojë. Pastaj mora makinën dhe u përpoqa të gjeja artikujt për të cilët ata kishin nevojë. Kështu filloi gjithçka. Më pas disa nga të moshuarit që ndihmova filluan t'ua japin numrin tim të tjerëve dhe ne vendosëm krijonim një strukturë për këtë çështje”, thotë ajo.

Nevojat e njerëzve rriteshin çdo ditë dhe Khrystyna themeloi organizatën “Onuky”. Sot, kjo organizatë bamirëse punon në zona të shumta të Ukrainës, thotë drejtori i saj Yevhen Horban. Vullnetarët ndihmojnë gjithashtu familjet nga zonat më të goditura të Ukrainës. Organizata “Onuky” ofron ndihmë të rregullt, thotë Yevhen Horban.

“Ne bëmë përgatitjet logjistike për të dërguar pako ushqimore në të gjithë rajonin e Kievit. Përdorim edhe shërbimet e postës për të dërguar ndihma në rajone të tjera. Ne u ofrojmë personave të zhvendosur përkohësisht një lloj mbështetjeje afatshkurtër. Zakonisht, brenda disa muajve, ata mund të gjejnë një punë dhe nuk kanë më nevojë për ndihmën tonë. Ndihma jonë afatgjatë shkon për të moshuarit. Shumica prej tyre janë të vetmuar, kështu që fondacioni ynë do të vazhdojë t'i ndihmojë për aq kohë sa ata kanë nevojë për ne", thotë ai.

Organizata “Onuky” merr mbështetje nga organizata të tjera bamirësie, si dhe fonde private. Që nga fillimi i luftës, ajo ka ndihmuar më shumë se 12 mijë njerëz në nevojë.

XS
SM
MD
LG