Lidhje

SHBA: Roli i abortit në zgjedhjet e vitit 2022 


Një nga protestat amerikane në përkrahje të abortit

Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Fondacioni “Kaiser Family”, vendimi i Gjykatës së Lartë gjatë verës për të hequr mbrojtjen federale për abortin ishte faktor motivues që i shtyu gratë të marrin pjesë në votim gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, më 8 nëntor. Sondazhi tregoi gjithashtu se votuesit që ishin të zemëruar me vendimin e Gjykatës së Lartë kundër abortit përkrahën kandidatët demokratë.

Më 24 qershor Gjykata e Lartë amerikane vendosi për të rrëzuar mbrojtjen federale për abortin duke ia lënë shteteve të vendosin individualisht.

SHBA, roli i abortit në zgjedhjet e vitit 2022
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Por, zgjedhjet e mbajtura më 8 nëntor ku ndër çështjet që amerikanët votuan në disa shtete ishte edhe çështja e abortit, treguan se shumica e amerikanëve, përfshirë edhe jo pak votues konservatorë nuk u pajtuan me vendimin.

Ashley Kirzinger, Drejtore e Asociuar për Hulumtimin e Opinionit Publik tek Fondacioni “Kaiser Family”, thotë se amerikanët kishin jo pak arsye t’i drejtoheshin qendrave të votimit, mes së cilave inflacioni në rritje. Por çështja e abortit pati rëndësi të veçantë sidomos për gratë, thotë ajo .

Një pjesë e madhe e grave thanë se vendimi i Gjykatës së Lartë kundër abortit ishte faktori kryesor në votën e tyre"

“Kur shikojmë çështjet për të cilat njerëzit votuan, inflacioni ishte padyshim përparësi për shumicën e votuesve, duke përfshirë shumicën e grave votuese. Por, ka disa dallime mes votueseve gra, një pjesë e madhe e tyre thanë gjithashtu se vendimi i Gjykatës së Lartë kundër abortit ishte faktori kryesor në votën e tyre”, tha zonja Kirzinger nga Fondacioni “Kaiser Family”

Çështja e abortit mund të kenë qenë një nga arsyet që iu mundësoi fitoren disa demokratëve në zona ku zakonisht përkrahen republikanët.

Në zgjedhjet e 8 nëntorit pesë shtete e patën të drejtën për abort në fletën e votimit: Miçigan, Kentaki, Vermont, Kaliforni dhe Montana. Në të gjitha shtetet, disa të udhëhequra nga demokratët dhe disa nga republikanët, votuesit ishin prerazi në përkrahje të lejimit të abortit.

Sondazhi i kryer nga “Associated Press” dhe Fondacioni “Kaiser Family” tregoi se votuesit që ishin të zemëruar për vendimin e Gjykatës së Lartë përkrahën kandidatët demokratë.

82% e këtyre votuesve që ishin të zemëruar për vendimin e Gjykatës së Lartë votuan për kandidatët demokratë"

“82% e këtyre votuesve që ishin të zemëruar për vendimin e Gjykatës së Lartë votuan për kandidatët demokratë. Kjo ndodhi në disa nga shtetet me rëndësi, si Pensilvani, Arizona, Miçigan dhe Kentaki. Nëse votuesit u zemëruan nga vendimi Gjykatës së Lartë, ata ishin më të motivuar për të votuar dhe në fund votuan për Demokratët”, tha zonja Kirzinger.

Ajo thotë se ndonëse aborti nuk ishte çështja më kryesore për të gjithë votuesit, ajo padyshim ndikoi që një grup votuesish të zgjidhnin të votonin për demokratët.

XS
SM
MD
LG