Lidhje

Këshilli i Sigurimit diskutime mbi provat e Phenianit me raketa ndërkontinentale


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë të hënën lidhur me Korenë e Veriut, pak ditë pasi Pheniani lëshoi një rakete balistike ndërkontinentale.

Prova e së premtes u dënua gjerësisht, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje Koresë së Veriut që të ndalonte çdo akt provokues.

Kryediplomati i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore të hënën se provat e Phenianit me raketë janë pjesë e së drejtës legjitime të vendit të tij për vetëmbrojtje dhe akuzoi zotin Guterres si një “kukull” të Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut ka thënë se provat e saj janë reagim ndaj manovrave ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Përpara bisedimeve të së hënës në OKB, vendet anëtare të G7 thanë se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë “masa domethënëse”.

Në një deklarate të përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Kanadaja, Gjermania, Britania, Franca dhe Italia, thuhet se veprimet e Koresë së Veriut “kërkojnë një përgjigje të unifikuar dhe të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar”.

Ky lajm është bazuar në disa të dhëna nga Associated Press, Agence France-Presse dhe Reuters.

XS
SM
MD
LG