Lidhje

Shqipëri, përmbytjet në Shkodër e Lezhë po lenë pas dëme të shumta në bujqësi


Albania flood
Albania flood

Në Shkodër dhe në Lezhë prej 5 ditësh banorët vazhdojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, por edhe nga shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Shqipëri, përmbytjet në Shkodër e Lezhë po lenë pas dëme të shumta në bujqësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Këtë të enjte në Shkodër dhe në Lezhë vazhdojnë të jenë nën pushtetin e përmbytjeve rreth 2 mije e 500 hektarë tokë bujqësore, ndërsa dhjetëra banesa, biznese, sera dhe ujësjellës janë të rrethuar nga uji, duke veshtirësuar më shumë jetesën e qindra familjeve.

Në fshatin Goricë të Njësisë Administrative “Ana Malit”, serat, stallat e bagëtive dhe një pjesë e tokave të mbjella, vazhdojnë të qëndrojnë nën pushtetin e përmbytjeve.

Banori i këtij fshati, Petrit Çeskini, thotë se dëmet janë të mëdha dhe se askush nuk po kujtohet për t’i ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

“Për çdo vit është duke na bërë dëme kolosale. Kësaj here, dëmi mund të jetë mbi dy milion lekë shpenzime për tokën e mbjellë . Jo vetëm tek unë si familje, por tek të gjitha familjet e fshatit, 170 jemi këtu dhe të gjitha këto familje janë përmbytur. Dhe, të gjithë i kanë 2-3 milion lekë dëm”, thotë ai.

Ndërsa fermeri Xhelal Beqiri, i dëshpëruar, tregon parcelën e mbjellë me hasull të mbushur me ujë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ai thotë se bashkë me prodhimin po ikën edhe shpresa e tyre.

Fshati Goricë është pjesë e fshatrave të Njësisë Administrative “Ana Malit”, 10 -15 kilometër larg qytetit e Shkodrës.

Sot, në Anë të Malit vazhdojnë të jenë të përmbytura 700 hektarë tokë bujqësore, pjesa më e madhe të mbjella me kulturat e stinës, sidomos me grurë. Që nga viti 2010, thotë kryetari i kësaj njësie vendore, Arben Cemi, banorët e Anës së Malit janë përballuar me 5-6 përmbytje, të cilat po degradojnë tokat bujqësore.

“Këto 10 vitet e fundit kemi pasur mbi 5-6 përmbytje. Është fatale jo vetëm për njësinë “Ana Malit”, por edhe për njësitë e tjera të Qarkut Shkodër. Bashkia vazhdimisht ka bërë vlerësimin e dëmeve në terren, i janë dërguar të gjithë institucioneve, kryeministrisë, ministrive dhe asnjë dëmshpërblim”, thotë ai.

Kryetari i Anës së Malit, Arben Cemi, thotë se përmbytjet vijnë nga shkarkimet e hidrocentalit Vau Dejës dhe se autoritetet, jashtë ngjyrave politike, është koha që t’i japin zgjidhje shqetësimeve të banorëve të kësaj zone.

Megjithëse pa shumë shpresë, banorët shprehen se qeveria dhe korporata elektroenergjetike duhet t’i dëmshpërblejnë për dëmet që u janë shkaktuar në bujqësi dhe blegtori, pasi ekonomia e familjeve të tyre po shkon drejt dështimit.

XS
SM
MD
LG