Lidhje

NASA, kapsula Orion përfundoi me sukses misionin


Kapsula Orinon e NASA-s zbriti me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. (NASA via AP)
Kapsula Orinon e NASA-s zbriti me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. (NASA via AP)

Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga hëna të dielën, duke zbritur me parashutë në Paqësor, pranë brigjeve të Meksikës. Kjo i jep fund fluturimit provë që mendohet se do t’u hapë rrugën fluturimeve me astronautë në bord në orbitën hënorë.

Kapsula hyri në atmosferë me një shpejtësi 32 herë më shumë se shpejtësia e zërit ndërsa i rezistoi temperaturës 2,760 gradë Celsius, që krijohet nga futja në atmosferë, para se zbriste pranë ishullit Guadalupe në perëndim të shtetit Baja California të Meksikës.

Një anije e marinës amerikane tërhoqi nga oqeani anijen hapësinore dhe pajisjet testuese për vëzhdimin e dridhjeve dhe matjen e rrezatimit. NASA tha se zbritja ishte pothuajse e përsosur.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson tha nga Hjustoni se, “Kjo është një ditë e jashtëzakonshme. Është historike sepse tani po rikthehemi në hapësirë, dhe më tutje, me një gjeneratë të re”.

Sonda e re e NASA-s "Artemis" nis anijen kozmike Orion drejt Hënës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:22 0:00

Suksesi i këtij fluturimi testues u hap rrugën fluturimeve të tjera me astronautë në bord. Në vitin 2024 është planifkuar fluturimi tjetër përreth hënës me katër astronautë në bordin e kapsulës Orion. Kjo do të pasohet me zbritjen e dy astronautëve në hënë në vitin 2025.

50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:49 0:00

50 vjet më parë astronautët zbritën në hënë për herë të fundit, më 11 dhjetor të vitit 1972. Astronautët Eugene Cernan dhe Harrison Schmitt të misionit Apollo 17 eksploruan për tre ditë luginën “Taurus-Littrow”. Ata ishin dy njerëzit e fundit, nga 12 syresh, që ecën në hënë.

XS
SM
MD
LG