Dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara shënoi rritje gjatë vitit 2022
Në të gjithë Amerikën, vrasjet nga armët e zjarrit shënuan në vitin 2022 një numër gati rekord, me raste të shumta të shtënash masive, siç ishte sulmi në një shkollë fillore me motive urrejtjeje. Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët e zjarrit u rrit në nivelin më të lartë në gati tre dekada.