Lidhje

Tiranë, ceremoni për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar


Tiranë, ceremonia për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar
Tiranë, ceremonia për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia për nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, pikërisht në vendin ku më shumë se dy vjet më parë u shemb godina e vjetër e tij. Projekti, është ai i prezantuar që në krye të herës, i realizuar nga arkitekti i njohur danez Bjarke Ingels.

Ndërtesa e re do të ketë formën e një fjongoje që ndan 3 hapësirat apo zonat funksionale të një teatri: zona ku ndërveprojnë vizitorët me të gjithë hapësirat e nevojshme si holli, black box; zona e përshtatur për ambientet administrative, teknike, dhe hapësirat e nevojshme për aktorët dhe lidhja e tyre me sallën kryesore. Përveç saj do të ketë dhe hapësira të tjera për shfaqje, me një total prej më shumë se 1500 vendesh.

Sipas kryeministrit Rama “ky projekt shkon përtej një Teatri Kombëtar të mirë për Shqipërinë. Ky projekt është një tjetër gur i çmuar në një gjerdan veprash që praktikisht e kanë nxjerrë Tiranën jashtë vetes, jashtë kornizës së vjetër të vetes dhe e kanë projektuar si një kryeqytet europian ku ndodhin dhe bëhen gjëra që tërheqin vëmendjen edhe të të tjerëve”.

Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së kryeqytetit u shpreh i bindur se godina e Teatrit të ri do të jetë më e bukura në Ballkan, ndërsa theksoi se ajo do të ngrihet “në tokën e vet, në territorin e vet, pa lëshuar asnjë centimetër, as privatit, as kujt tjetër. Sot kemi rënë dakord që Teatri do të ndërtohet me para publike dhe jo me partneritet”.

Në muajin tetor Bashkia hapi garën për ndërtimin e Teatrit, duke pritur përfshirjen në të dhe të kompanive të huaja. Nuk është e qartë se sa kompani morën pjesë në garë, por fituese u shpall kompania shqiptare Agikons me ofertën për realizimin e fazës së parë për një vlerë prej 16 milion eurosh pa TVSH.

Ndërsa zhvillohej ceremonia, rreth e qark kishte forca policie, për shkak të një grupi protestuesish që kanë kundërshtuar të gjithë procesin për ndërtimin e Teatrit të ri, duke këmbëngulur se godina e vjetër mbartte historinë e artit skenik të vendin. Debatet në fakt kanë nisur që në vitin 2018, kur për herë të parë autoritetet bënë të ditur publikisht se synonin të ndërtonin një godinë të re.

Kjo ide u kundërshtua nga një pjesë e komunitetit të artistëve, ndërkohë që mënyra e zgjedhur nga Qeveria ngriti shumë dyshime. Parlamenti miratoi në 2018 një ligj të posaçëm i cili i njihte të drejtën një kompanie private që të ndërtonte me fondet e saj një godinën e re. Në këmbim, kompanisë, i lejohej ndërtimi i disa pallateteve shumëkatëshe në zonën rreth e qark në zemër të Tiranës. Në ligjin e hartuar nga Parlamenti, në ndryshim nga një variant i mëparshëm që specifikonte me emër kompaninën shqiptare të ndërtimit “FUSHA”, u la hapësira për garë. Por në të vërtetë, ishte sërish vetëm “FUSHA” që u paraqit në garën e cila u mbyll në gjysmën e dytë të shtatorit 2019.

Qeveria e kishte mbrojtur me këmbëngulje këtë projekt, duke deklaruar se formula e Partneritetit Publik Privat, ishte e vetmja mënyrë për të financuar një projekt të kushtueshëm, të cilin ajo vetë nuk mund ta përballonte me burimet e veta financiare. Kostoja e ndërtimit sipas prijektit të arkitektit danez shkon mbi 30 milion euro. Por në shkurt të vitit 2020, Bashkia e Tiranës njoftoi se nuk arriti dot marrëveshjen me kompaninë private për ndërtimin sipas formulës së Partneritetit Publik Privat.

Tiranë, shëmbet Teatri Kombëtar
please wait

No media source currently available

0:00 0:00:17 0:00

Pak muaj më vonë autoritetet ndërhynë duke shembur godinën e vjetër, në orët e para të mëngjesit të 17 majit, një akt që u shoqërua me protesta të shumta.

XS
SM
MD
LG