Lidhje

Shkodër: Komunitetet fetare mbi nevojën e bashkëpunimit për përballimin e sfidave


Representatives of religious communities in Albania
Representatives of religious communities in Albania

Të bashkuar në Shkodër, përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri theksuan nevojën e përcjelljes tek brezat e rinj të traditës së bashkëjetesës ndërfetare si dhe përballimit së bashku të sfidave të mëdha, me të cilat po përballet njerëzimi dhe vetë shoqëria shqiptare. Duke marrë shkas nga mesazhi i Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, mbajtur në këtë fillimviti, përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare të Shqipërisë, ishin të një mendje se, askush nuk mund të shpëtohet i vetëm.

Shkodër: Komunitetet fetare mbi nevojën e bashkëpunimit për përballimin e sfidave
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

“Pandemia dhe sot është lufta në Ukrainë dhe vende të tjera. Por, gjithmonë ka një gjë pozitive, që duhet vlerësuar nga ne, se është e mundur që të ecim së bashku”, u shpreh imzot Angelo Massafra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Përfaqësuesi i Komunitetit Musliman Shqiptar, Dorian Demetja, u shpreh në takim se, pavarësisht përparimeve të sotme në fushën e shkencës dhe teknologjisë, njerëzimi ka nevojë gjithnjë për paqe.

“Sot që flasim kaluam një sprovë shumë të madhe. E gjithë bota ngelet me COVID-19, por, pas saj, menjëherë edhe lufta në Ukrainë, e cila na bëri të mendojmë se, me të vërtetë, pavarësisht se gjërat janë zhvilluar, shkenca teknika dhe teknologjia, njeriu gjithmonë ka nevojë për paqe”

Edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, bektashinjve, ortodoksëve dhe vëllazërisë ungjillore, vlerësuan nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm në përballimin e sfidave të mëdha të kohës.

Për drejtuesin e Komisionit “Drejtësi dhe Paqe”, Luigj Mila, bashkimi në Shkodër i përfaqësuesve të 5 komuniteteve fetare të Shqipërisë është në vazhdën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare.

“Tema e Atit të Shenjtë përputhet me këtë lloj bashkëpunimi, sepse Papa e titullon mesazhin e tij “Askush nuk mund të shpëtohet i vetëm” mbas pandemisë së gjatë 3 vjeçare. Kështuqë, është një rast për t’ju treguar edhe të tjerëve dhe vetes tonë se, pa bashkëpunim , pa ndërveprim, pa bashkëjetesë paqësore, ne nuk mund ta zhvillojmë Shqipërinë”

Harmonia ndërfetare, u shpreh sekretari i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Genti Kruja, vazhdon të vlerësohet nga komuniteti ndërkombëtar.

“Jemi ftuar në Amerikë dhe shtete të ndryshme të Europës për të përcjellë këtë mesazh të bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët, e cila, fatmirësisht, vjen prej shekujsh. Është meritë e lidërve fetarë, të cilët kanë ditur t’a promovojnë atë tek brezat e rinj dhe ne sot e kemi për detyrë që këtë amanet, që na e kanë lënë të parët tanë, t’a promovojmë dhe t’a çojmë më tej”.

Përballë sfidave të mëdha, u shpreh Sekretari i Këshillit Ndërfetar Shqiptar, Genti Kruja, është e nevojshme që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve fetare, institucioneve dhe vetë qytetarëve.

XS
SM
MD
LG