Një sulm rus me raketa goditi një godinë me apartamente të shtunën në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, duke shkaktuar vdekjen e e pesë personave dhe plagosjen e 27 të tjerëve, përfshirë 6 fëmijë, tha guvernatori rajonal, Valentyn Reznichenko,.
"Njëzet e shtatë persona janë plagosur. Gjashtë fëmijë janë mes tyre. Të gjithë janë në spital," tha ai.
Sumet ruse vunë gjithashtu në shënjestër objekte të infrastrukturës, në rajonin perëndimor të Lvivit dhe Kharkiv në verilindje. Një sërë shpërthimesh tronditën edhe kryeqytetin Kiev, të parat që nga 1 janari.
Ndërkohë kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke Challenger 2 dhe sisteme të tjera artilerie për të mbështetur Ukrainën. Zyra e tij tha se ai e bëri premtimin në një bisedë me presidentin Volodymyr Zelenskyy të shtunën. Ukraina ka kërkuar prej muajsh të furnizohet me tanke më të rënda, përfshirë tanke amerikane Abrams dhe tanke gjermane Leopard 2.