Lidhje

Kosovë: Pesë vjet burg për pjesëmarrje në ‘grup terrorist”


Një gjykatë në Prishtinë, dënoi të hënën me pesë vjet heqje lirie një shqiptar nën akuzat për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

vendimin e gjykatës thuhet se “i akuzuari Y.B me qëllim të bashkëngjitjes organizatave terroriste, në muajin mars të vitit 2013, me dashje dhe me vetëdije të plotë duke qenë në dijeni që veprimi i tillë është i kundërligjshëm, ka marrë pjesë në veprimtarinë terroriste në atë mënyre që e ka lëshuar vendbanimin e përhershëm të tij në Republikën e Kosovës dhe ka udhëtuar nga aeroporti i Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’ për në Turqi, e pastaj përmes Republikës së Turqisë ka udhëtuar drejt shtetit të Sirisë dhe ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të marr pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘Daela-Islamia’, e cila më vonë është njohur si ISIS, organizatë kjo e shpallur, organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Atje ai ka qëndruar deri me datën 28 Maj 2022, kur edhe është kthyer nga Siria në Kosovë”.

Në muajin maj të vitit të kaluar Kosova dhe Shqipëria, në një operacion të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara riatdhesuan 15 shtetas nga Lindja e Mesme që ishin përfshirë në luftën në Irak dhe Siri. Shqipëria riatdhesoi 13 shtetas, ndërsa Prishtina dy syresh.

Në vitin 2015, Kosova miratoi një ligj të posaçëm që dënon dëri në 15 vjet heqje lirie pjesëmarrjen në luftërat e huaja.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 400 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer nëpër vite prej andej. Autoritetet në Kosovës besojnë se rreth 90 veta ndodhen ende në Siri, mes tyre pak luftëtarë dhe më shumë gra dhe fëmijë.

XS
SM
MD
LG