Lidhje

44 të vrarë nga sulmi rus në Dnipro të Ukrainës, 5 prej tyre fëmijë


Ka arritur në 44 numri i viktimave si pasojë e sulmit të Rusisë në qytetin Dnipro të Ukrainës, gjatë fundjavës.

Mes të vrarëve nga raketa që goditi një ndërtesë shumëkatëshë banimi janë edhe 5 fëmijë.

Zyra e shtypit e Presidencës ukrainase njoftoi se 79 persona mbetën të plagosur. Në ndërtesë jetonin 1700 banorë.

Sulmi, një nga më vdekjeprurësit ndaj civilëve që nga fillimi i agresionit të Moskës kundër Kievit pothuajse 11 muaj më parë shkaktoi mjaft zemërim. Po ashtu, çoi edhe në dorëheqjen e papritur ditën e sotme të një prej këshilltarëve të Presidentit të Ukrainës.

Ai tha se raketa ruse shpërtheu pasi u qëllua nga sistemi mbrojtës i ukrainës, një version që do t’u hiqte një pjesë të përgjegjësisë forcave ruse. Zoti Oleksii Arestovich tha se tërhiqej nga deklaratat e tij, që i cilësoi një gabim të rëndë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u zotua se do të vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit, duke thënë se kjo është "një detyrë themelore" për Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

Ministria britanike e Mbrojtjes tha se sulmi rus me një sërë raketash gjatë fundjavës kishte si objektiv rrjetin energjitik të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG