Pas audio-regjistrimeve, rikthehet vëmendja tek ngjarjet e 21 janarit në Shqipëri
Në Tiranë, prokuroria e kryeqytetit njoftoi se po kryen verifikime të një audio-regjistrimi, publikuar dy ditë më parë, që përmban urdhëra të Gardës Kombëtare përmes radiove të komandantëve gjatë protestës së 21 janarit, 12 vjet më parë, ku humbën jetën 4 protestues dhe u plagosën shumë të tjerë.