Lidhje

Fillon gjyqi ndaj 47 aktivistëve të demokracisë në Hong Kong


FILE - A protester stands behind a mock jail bars with photos of 47 imprisoned pro-democracy figures to be tried under a new national security law, in Hong Kong, Sept. 19, 2021. Their trial is going underway Monday.

Gjyqi i parë i 47 aktivistëve të demokracisë në Hong Kong, të akuzuar për shkeljen e ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini, filloi sot nën masa të forta sigurie. Disa analistë thonë se kjo do të jetë një provë e pavarësisë së gjyqësorit në qytetin e Hong Kongut.

Dyzetë e shtatë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm pas arrestimit në janar të vitit 2021. Ata akuzohen për komplot për të përmbysur pushtetin përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet paraprake jozyrtare të organizuara nga mbështetësit e demokracisë në vitin 2020.

Të akuzuarit përfaqësojnë një pjesë të opozitës së Hong Kongut, përfshirë studiuesin e çështjeve ligjore Benny Tai, ish-ligjvënësit Claudia Mo, Au Nok-hin dhe Leung Kwok-hung, dhe aktivistët e demokracisë Joshua Wong dhe Lester Shum.

“Lidhjes Social Demokrate dhe shumë banorëve të Hong Kongut, nuk do t’u kishte shkuar mendja se pjesëmarrja në zgjedhjet paraprake dhe Këshillin Legjislativ në mënyrë paqësore do të konsiderohej e paligjshme. Ne do të presim dhe do të shohim se cilat janë arsyet që do nxjerrë prokuroria. Por ne mendojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet paraprake të një partie nuk mund të jetë e paligjshme. Prandaj, ne mendojmë se ky është represion politik dhe të gjithë të arrestuarit duhet të lirohen”, thotë Chan Po-ying, bashkëshortja e ish-ligjvënësit Leung Kwokhung.

Qëllimi i aktivistëve ishte të fitonin shumicën në legjislaturën e zgjedhur pjesërisht të qytetit, gjë që do t'ua mundësonte atyre të bllokonin miratimin e buxhetit dhe potencialisht të detyronin dorëheqjen e udhëheqësit të Hong Kongut.

Zgjedhjet në fund u anuluan dhe Pekini vendosi një sistem të ri politik me kufizime të forta mbi njerëzit që mund të kandidojnë për poste zyrtare.

Arrestimet u panë gjerësisht si pjesë e goditjes së Pekinit ndaj lëvizjes prodemokratike të qytetit pas protestave masive të vitit 2019.

Gjyqi pritet të zgjasë 90 ditë, gjatë të cilit tre të pandehur pritet të dëshmojnë kundër të pandehurve të tjerë, thonë prokurorët. Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të përballen me dënime deri në burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG