Lidhje

Zelenskyy takohet në Londër me kryeministrin Rishi Sunak


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri një udhëtim të rrallë jashtë vendit të tij, duke vizituar sot Britaninë në një përpjekje për të siguruar armë më të avancuara. Kjo është vizita e tij e parë në Londër që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë gati një vit më parë. Kievi po përgatitet për një ofensivë të mundshme ruse dhe po harton planet e veta për të rimarrë territoret e pushtuara nga Moska.

Zelenskyy takohet në Londër me kryeministrin Rishi Sunak
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:55 0:00

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mbërriti me një aeroplan të Forcave Ajrore britanike në aeroportin Stansted të Londrës, ku u prit nga kryeministri Rishi Sunak.

Më pas dy udhëheqësit zhvilluan një takim në zyrën e kryeministrit britanik në Londër. Në fillim të takimit, presidenti ukrainas Zelenskyy falënderoi Britaninë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Ukrainës gjatë agresionit rus.

“Falenderoj Brtianinë për mbështetjen që na ka dhënë që në ditët e para të sulmit rus. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin Rishi dhe do të vazhdojmë dialogun që unë mendoj se është i rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë dhe të botës”, tha presidenti Zelenskyy.

Britania e Madhe është një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë të Ukrainës, duke i dhënë Keivit më shumë se 2.5 miliardë dollarë në armë dhe pajisje.

Vizita i udhëheqësit ukrainas në Britani pason njoftimin e kryeministrit Sunak se Londra do të stërviste pilotët ukrainas me "avionë luftarakë të standardeve të NATO-s". Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që ta pajisin atë me avionë luftarakë, megjithëse Britania ka thënë se nuk është praktike t'i ofrohen ushtrisë ukrainase avionë luftarakë britanikë.

“Do të diskutojmë për shumë gjëra, për mënyrën se si mund të mbështesim Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Ne duam t’ju mbështesim gjatë këtij konflikti dhe të sigurohemi që ju do të fitoni”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak në takimin me presidentin ukrainas.

Më shumë se 10,000 trupa ukrainase janë stërvitur në bazat e ushtrisë britanike dhe zyrtarët britanikë kanë premtuar pajisjen e ushtrisë ukrainase me tanke të avancuara “Challenger 2”.

Gjatë një fjalimi para ligjvënësve britanikë, presidenti Zelenskyy tha se në luftërat e kaluara, "e keqja ka humbur".

"Ne e dimë se Rusia do të humbasë dhe ne e dimë se fitorja do të ndryshojë botën", tha ai para ligjvënësve britanikë, të cilët e pritën me duartrokitje të forta.

Kjo është vizita e dytë e konfirmuar e presidentit Zelenskyy jashtë vendit që nga fillimi sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Vizita e presidentit Zelenskyy përkoi me një njoftim të qeverisë britanike për një raund të ri sanksionesh kundër gjashtë subjekteve që ajo tha se po furnizojnë ushtrinë ruse me pajisje.

Ndërsa presidenti Zelenskyy filloi vizitën në Londër, forcat ruse bombarduan zonat në lindje të Ukrainës, thanë sot zyrtarët ukrainas. Autoritetet në Kiev besojnë se bombardimet janë pjesë e një përpjekjeje të re të Rusisë për të intensifikuar sulmet ndaj Ukrainë në prag të përvjetorit të parë të fillimit të luftës.

XS
SM
MD
LG