Lidhje

Shtohen thirrjet për krijimin e një gjykate për krimet e Rusisë në Ukrainë 


FILE - Ukraine's Prosecutor General Andriy Kostin testifies before a House Foreign Affairs hearing on Russian war atrocities in Ukraine, on Capitol Hill in Washington, Sept. 21, 2022.
FILE - Ukraine's Prosecutor General Andriy Kostin testifies before a House Foreign Affairs hearing on Russian war atrocities in Ukraine, on Capitol Hill in Washington, Sept. 21, 2022.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin po bën thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare të çastit, për hetimin dhe gjykimin e Rusisë për krimet që lidhen me agresionin e saj në Ukrainë. Gjykatat ndërkombëtare dhe ato ukrainase po hetojnë krimet e luftës të kryera nga Rusia që nga fillimi i sulmit të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Shtohen thirrjet për krijimin e një gjykate për krimet e Rusisë në Ukrainë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:39 0:00

Tani autoritetet ukrainase po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë një gjykatë të çastit për të hetuar dhe gjykuar Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, thotë se ky është një hap i domosdoshëm.

“Ukraina bën thirrje për krijimin e një gjykate speciale për krimet e agresionit rus, si rruga më e mundshme dhe më efikase për llogaridhënien.”

Zoti Kostin thotë se është detyrë e komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë Rusinë përgjegjëse, sepse sistemi gjyqësor i Ukrainës nuk mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër udhëheqësve të një vendi tjetër.

Përfshirja e OKB-së është problematike sepse Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mund t’i vërë veton çdo propozimi për krijim të një gjykate për krimet në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit po shqyrton formate të ndryshme mbi mundësinë e themelimit të një gjykate ndërkombëtare dhe në këtë fazë po sugjeron krijimin e një zyre të përkohshme të prokurorëve.

“Kjo zyrë do të bashkonte prokurorët ukrainas me ekspertë të tjerë ndërkombëtarë për të filluar mbledhjen e informacionit që do të përdorej për të hetuar krimet e agresionit”, thotë ambasadorja amerikane për Dejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack.

Ish-ambasadori amerikan për krimet e luftës, Clint Williamson është anëtar i një ekipi ndërkombëtar, që po ndihmon Ukrainën në hetimin e krimeve të luftës. Ai ka theksuar rëndësinë e hapjes së një zyre në Hagë.

“Mendoj se ndërsa këto diskutime kanë përparuar dhe njerëzit kanë shqyrtuar opsione të tjera, është folur edhe për krijimin e një prokurorie të përkohshme, që do t’i hapte rrugën përfundimisht themelimit të një gjykate. Ne po bëjmë përparim në këtë drejtim”, tha ai.

Presidenti Biden këtë vit nënshkroi Aktin e Drejtësisë për Viktimat e Krimeve të Luftës, i cili bën të mundur ndjekjen penale të kriminelëve të dyshuar rusë në Shtetet e Bashkuara.

“Sipas statutit origjinal, ne mund të ndjekim penalisht krimet e luftës vetëm nëse viktima ose autori i krimit është shtetas amerikan. Kjo do të thoshte se krimet ruse të luftës kundër civilëve ukrainas, grave, fëmijëve, të burgosurve të luftës, nuk mund të ndiqen penalisht nga gjykatat amerikane”, thotë ambasadorja amerikane për Dejtësinë Penale Globale, Beth Van Schaack.

Tani, drejtësia po lëviz ngadalë, veçanërisht në skenën ndërkombëtare dhe zyrtarët thonë se mund të kalojnë disa vite derisa ndonjë i dyshuar për krime lufte të dalë në gjyq.

XS
SM
MD
LG