Polaku Damian Duda ishte vetëm 25 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Ukrainë më 2014, si mjek vullnetar i ushtrisë. Gati dhjetë vite më vonë, ai ka krijuar një ekip prej gjashtë vetash, të gjithë me përvojë të gjatë në konflikte si ato në Irak dhe Siri.