Qytetarët e Cetinës organizuan të premten një marshim për të mbështetur banorët ukrainas, në njëvjetorin e nisjes së agresionit të Rusisp.
Qytetarët mbanin në duan pankarta me mesazhe mbështetjeje për Ukrainën si: “Rusia është shtet terrorist”, “365 ditë mosbindje” etj.“Banorët e Malit të Zi na kanë përkrahur në momentin më të vështirë dhe ne jemi krenarë për këtë miqësi. Ne e dimë se kemi miq të sinqertë tek të cilët mund të mbështetemi gjithmonë", tha ambasadori i Ukrainës Oleg Gerasimenko.
Edhe qytetarët rusë që jetojnë në Mal të Zi dhe kundërshtojnë luftën e nisur nga Vladimir Putin dolën në mbështetje të Ukrainës në sheshin qendror të Podgoricës.
Kjo është protesta e parë e qytetarëve rusëve që jetojnë në Mal të Zi kundër luftës. Ata bënë thirrje për t'i dhënë fund shkatërrimit të qyteteve të Ukrainës.
"Presidenti Putin duhet gjykuar. Faleminderit qytetarëve të Malit të Zi që bënë të mundur që populli i Ukrainës të jetë i sigurt këtu," tha Anastasia Nekheaf, një prej organizatorëve.
Qytetarët rusë gjithashtu mbanin pankarta me emrat e qyteteve të shkatërruara në Ukrainë: Melitopol, Marijupol, Bakhmut, Kherson, Zaporozhye, Bucha, Irpin etj.