Lidhje

Greqi, përfundojnë operacionet e kërkimit. 57 viktima nga përplasja e trenave


Cranes remove debris after a trains' collision in Tempe, about 376 kilometres (235 miles) north of Athens, near Larissa city, Greece, March 2, 2023.
Cranes remove debris after a trains' collision in Tempe, about 376 kilometres (235 miles) north of Athens, near Larissa city, Greece, March 2, 2023.

Autoritetet greke përfunduan operacionin e kërkim-shpëtimit pas përplasjes së dy trenave në zonën e Tempit, në Greqinë e Veriut, mbrëmjen e së martës.

Sipas përditësimit të fundit zyrtar nga Shërbimi Zjarrfikës grek 57 të vdekur janë nxjerrë nga rrënojat e trenit të pasagjerëve, që u përplas me trenin e mallrave.

Zëdhënësja për shtyp e policisë greke, Konstantia Dimoglidou tha se zyrtarisht janë shpallur të zhdukur 56 pasagjerë, duke shtuar se ekziston mundësia që dikush të ketë qenë në tren dhe nuk është shpallur i zhdukur nga të afërmit apo miqtë.

Mes të zhdukurve Amabasada shqiptare në Athinë konfirmoi dje emrat e tre shqiptarëve Klaudia Lata, studente 21 vjeçare e mjekësisë, Pavlin Bozo që punonte në vagonin restorant të trenit dhe Denis Ruçit.

Pamje nga aksidenti i dy trenave në Greqi
Pamje nga aksidenti i dy trenave në Greqi

Ndërsa mediat shqiptare dhe greke njoftuan se edhe 23-vjeçarja Evgjenia Micka, sipas avokatit të familjes, ishte mes viktimave të aksidentit.

Procesi i identifikimit të viktimave që janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës vazhdon me metodën e ADN-së. Familjarët e të zhdukurve kanë shprehur indinjatë pasi nuk është dhënë asnjë listë zyrtare për ata persona që ende nuk janë identifikuar.

Lidhur me të shtruarit në spital zëdhënësja e policisë greke Dimoglidou tha se në spitalet e Larisës dhe Selanikut ndodhen 48 persona, 6 prej të cilëve në reanimacion në gjendje të rëndë .

Mes 6 personave që po marrin trajtim intensive dy janë shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç.

Autoritete greke paralelisht po zhvillojnë hetime për shkaqet e përpplasjes së trenave.

Stacionisti i Larisës, i cili sipas avokatit të tij ka pranuar “pjesën e përgjegjësisë që i takon”, përballet me akuza të rënda për tragjedinë, pasi ndjekja penale ndaj tij ka të bëjë me vrasje nga pakujdesia dhe parashikon dënime nga 10 vjet burgim deri në burgim të përjetshëm.

Pikëpyetje kanë lindur së fundi sipas shtypit grek edhe nga dy bombula gazi të gjetura në vendin e aksidentit, të cilat mund të kenë luajtur një rol vendimtar në shpërthimin e ndodhur në trenin e pasagjerëve pas pëprlajses me trenin e mallrave.

Ndërkohë protesta shpërthyen në Selanik dhe Athinë, të nxitura nga aksidenti i rëndë i trenave.

Në një video të postuar në mediat sociale shihen protestuesit duke brohoritur dhe duke mbajtur pankarta ndërsa marshonin nëpër rrugët e ngarkuara të qytetit port grek.

Rreth dy mijë njerëz protestuan edhe në kryeqytetin e vendit, Athinë, ku disa nga protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin "jetët tona janë të rëndësishme". Protestuesit shprehën zemërimin e tyre kryesisht ndaj autoriteteve dhe dhe kompanive hekurudhore.

Të mërkurën në mbrëmje, protestuesit hodhën gurë në zyrat e kompanisë së trenave në Athinë.Qeveria greke tha se ndante pikëllimin e njerëzve dhe premtoi të kryente një hetim të plotë për të rregulluar problemet në sistemin e vjetëruar hekurudhor të vendit.

Ndërkohë krahas interesimit të gjerë në Shqipëri për pasojat e aksidentit të trenave në Greqi për shkak të numrit të lartë të migrantëve shqiptare që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj Kryeministri Rama njoftoi se “ditën e dielë, me 5 mars Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”

XS
SM
MD
LG