Lidhje

Konfirmohen zyrtarisht 4 shqiptarë mes viktimave në aksidentin e trenave në Greqi dhe një i zhdukur


The wreckage of the trains lie on the rail lines, after Tuesday's rail crash the country's deadliest on record, in Tempe, about 376 kilometers north of Athens, near Larissa city, Greece, March 3, 2023.
The wreckage of the trains lie on the rail lines, after Tuesday's rail crash the country's deadliest on record, in Tempe, about 376 kilometers north of Athens, near Larissa city, Greece, March 3, 2023.

Ministria e Jashtme shqiptare tha të shtunën se janë identifikuar 4 viktima me origjinë shqiptare në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë.

Pas komunikimit me autoritetet greke, Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se viktimat e identifikuara janë Ifigjenia Micka ,Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Sipas Ministrisë pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke .

Emri i Denis Ruçit ishte konfimuar për Zërin e Amerikës nga Ambasada shqiptare në Athinë në emrat e tre shqiptarëve të zhdukur dy ditë pas aksidentit.

Ndërkohë dy shtetas shqiptarë Roberto Dristi 25 vjeç dhe Anisa Liuri 23 vjeç po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Sipas të dhënave të përditësuara të shtunën nga policia greke numri i të vdekurve të identifikuar është 55 ndërsa numri total i të vdekurve të konfirmuar është 57. Sipas autoriteteve greke 56 persona rezultojnë të zhdukur dhe 48 të tjerë të plagosur nga të ciëlt 20 të plagosur po marrin mjekim spitalor 6 prej të cilëve në repartin e reaminacionit.

Ndërkohë, shefi i stacionit të Larisës pritet të dalë të dielën para prokurorit nën akuza të rënda të vrasjes nga pakujdesia që rrezikojnë dënimin e tij nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm. Sipas avokatit të tij, ai ka pranuar “pjesën e përgjegjësisë që i takon” për lejimin ehyrjes së trenit të udhëtarëve në trajektorene gabuar dhe përplasjen ballë për ballë me trenin e mallrave në afërsi të qytetit Tempi.

Protesta të shumta janë mbajtur pas aksidentit të dy trenave në qytetet kryesore greke ku shprehet revolta për jetët e humbura dhe kërkohet siguri në transportin hekurudhor në vend.

Universiteti "Aristoteli” i Selanikut shpalli zi për studentët e tij që humbën jetën në përplasjen vdekjeprurëse midis dy trenave në Tempi .Numri i studentëve, trupat e të cilëve janë identifikuar, është 12.

Të dielën në mëngjes punonjësit e hekurudhave do të zhvillojnë një miting në sheshin kryesor të Athinës ndërsa Federata Panhelenike Hekurudhore tha se do të shpallë një memorandum për të gjitha problematikat e shërbimit hekurudhor dhe do të kërkojë diskutimin e tyre me urgjencë me Ministrinë e Transporteve dhe subjektet kryesore politike në vend për të ndryshuar situatën. e sigurisë në linjat hekurudhore.

Aksidenti i trenit të udhëtarëve të linjës Athinë-Selanik me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh me një tren mallrash mesnatën e së martës është më i rëndi në historinë e vendit.

Tre vagonët e parë dolën nga shinat pas peprlasjes dhe u përfshinë nga një zjarr masiv që ende nuk është përcaktuar nga se është shkaktuar.

Mediat greke në fillim folën për gjetjen e dy bombulave të gazit në vendin e përprplasjes ndërsa sipas specialistëve dyshimet janë se zjarri i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nw perplasjen e forte edhe nga sasia e madhe e vajit që përdoret në lokomotivat e para të dy trenave e cila mund të ketë qenë 2,5 tonë për sejcilin tren.

XS
SM
MD
LG