Lidhje

Mali i Zi, mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit


Mali i Zi, mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Mali i Zi, mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit

Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, zhvillohen gjedhjet për pushtetin vendor. 30 vendvotime janë hapur dhe të drejtë vote kanë mbi 12.000 votues.

Vendvotimet u hapën në orën shtatë të mëngjesit dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata po zhvillohen të qeta.

Kryetari i vendvotimit në shkollën e Tuzit, Gjeto Vulaj tha se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

“Deri më tani kanë votuar 37% të votueseve në këtë vendvotim. Kemi filluar në kohë dhe çdo gjë deri më tani është në rregull,” tha zoti Vulaj.

Edhe përfaqësuesi i Këshillit zgjedhor Ivan Lakoçeviç tha se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë demokratike.

“Votimet nisen në orën shtatë dhe materiali teknik ishte në rregull dhe në përputhje me ligjin zgjedhor”, tha zoti Lakoçeviç.

Banorët këto zgjedhje i cilësojnë si tejet të rëndësishme, ndësa komuna e Tuzit deri në vitin 2018 ishte pjesë e komunës së kryeqytetit, Podgoricës.

Gjokë Gojçaj, i cili prej vitesh jeton në SHBA theksoi rëndësinë që ka vota e emigrantëve për komunën e Tuzit.

“Neve na takon ti identifikojmë dhe ti gjejmë ata figura, subjekte dhe forca, të cilat më së miri përputhen me ato çka ne duam, me dëshirën dhe frymën tonë të jetesës. Prandaj zgjedhjet kanë rëndësi edhe nga fakti se ardhja e jonë nga SHBA nuk është ndonjë mrekulli. Ne e kemi filluar këtë proces prej vitesh dhe nuk kemi përfunduar punë”, tha zoti Gojçaj.

Në zgjedhjet vendore garojnë 4 koalicione dhe tri forca politike të pavarura.

Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.

Në anën tjetër gjendet koalicioni i gjerë i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve .

Këto dy lista cilësohen si konkurrentet kryesorë në fitoren e zgjedhjeve vendore në Tuz.

Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit. Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t'u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike të spektrit politik shqiptar në Malin e Zi.

Në zgjedhjet e para, pas ndarjes nga komuna e kryeqytetit, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë.

XS
SM
MD
LG