Lidhje

Evropianët rrisin importet e armëve, SHBA-të rrisin eksportet  


Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënda me 47% në pesë vitet e fundit tha sot një institut me seli në Stokholm. Eksportet globale të armëve nga Shtetet e Bashkuara shënuan rritje ndërsa eksportet ruse kanë shënuar rënie pasi për Moskën përparësi do të ketë furnizimi i forcave të saj që luftojnë në Ukrainë. Sipas të njëjtit institut suedez zvogëlimi i eksporteve të armëve ruse vjen edhe si rezultat i sanksioneve ndaj Rusisë.

Evropianët rrisin importet e armëve, SHBA-të rrisin eksportet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:36 0:00

Shtetet Evropiane i kanë shtuar me 47% blerjet e armëve të rënda për periudhën 5 vjeçare 2017-2022, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë rritur eksportin nga 33% në 40%, sipas Instituti Ndërkombëtar të Studimit të Paqes me seli në Stokholm, SIPRI.

Megjithëse shitjet e armëve kanë shënuar rënie globalisht, në Evropë ato janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe tensioneve të shumicës së shteteve evropiane me Rusinë.

Shtetet evropiane që janë anëtare të NATO-s i kanë rritur importet e tyre të armëve edhe më shumë, me 65% krahasuar me periudhën e mëparshme pesëvjeçare. Por në mbarë botën, shitjet e armëve kanë shënuan një rënie prej 5.1%.

Shifrat e institutit suedez përfshijnë armët e rënda si avionët, anijet luftarake, tanket, artilerinë, raketat dhe sisteme të ndryshme të mbrojtjes.

“Shtetet evropiane rritën aftësitë ushtarake të tyre nga viti 2014, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia. Natyrisht në vitin 2022, ne shohim një përshpejtim të mëtejshëm të këtij procesi ku shtetet evropiane duan të kenë më shumë armë dhe duan t'i kenë ato më shpejt”, tha Pieter D. Wezeman, hulumtues tek Instituti Ndërkombëtar për Studimin e Paqes me seli në Stokholm.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë qenë eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë gjatë tre dekadave të fundit.

Sipas SIPRI-t, SHBA-të zënë 40% të eksporteve globale të armëve ndërsa eksportet ruse shënuan rënie nga 22% në 16%.

“Ne shohim se SHBA-ja është bërë edhe më e rëndësishme si furnizues armësh për shumë vende të botës se sa ishte më parë. Në statistikat tona, eksportet amerikane të armëve përbënin 40 për qind të totalit të eksporteve botërore gjatë pesë viteve të fundit. Në të njëjtën kohë, ne shohim se eksportet ruse të armëve janë dukshëm në rënie”, tha hulumtuesi i SIPRA-s, Pieter D. Wezeman.

Sipas zotit Wezeman, “ka të ngjarë që agresioni rus në Ukrainë të kufizojë edhe më tej eksportet e armëve të Rusisë”.

Kjo, sipas tij, ndodh për shkak se “Rusia do të ketë përparësi furnizimin e forcave të saj të armatosura dhe kërkesa nga shtetet e tjera do të mbetet e ulët për shkak të sanksioneve tregtare ndaj Rusisë”.

XS
SM
MD
LG