Lidhje

Presidenti rus Vladimir Putin viziton Krimenë


Presidenti rus Putin, i shoqëruar nga Guvernatori i Sevastopolit Razvozhayev dhe Metropoliti Shevkunov (Krime, 18 mars 2023)
Presidenti rus Putin, i shoqëruar nga Guvernatori i Sevastopolit Razvozhayev dhe Metropoliti Shevkunov (Krime, 18 mars 2023)

Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi drejt Krimesë të shtunën për të shënuar nëntë vjetorin e ankesimit të këtij gadishulli ukrainas në Detin e Zi.

Zoti Putin të shtunën vizitoi muzeun historik dhe arkeologjik Tauric Chersonese, ku gjendet edhe një shkollë arti dhe një qendër fëmijësh. Vizita u bë një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për udhëheqësin rus.

Gjykata e akuzoi të premten konkretisht zotin Putin se mban përgjegjësi personale për rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina gjatë operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që filloi gati 13 muaj më parë.

Presidenti rus duke vizituar Qendrën e Artit të Fëmijëve në Sevastopol, Krime (18 mars 2023)
Presidenti rus duke vizituar Qendrën e Artit të Fëmijëve në Sevastopol, Krime (18 mars 2023)

Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një lëvizje që pjesa më e madhe e botës e denoncoi si të paligjshme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar që Rusia të tërhiqet nga ky gadishull, si dhe nga zonat që ka pushtuar që nga viti i kaluar.

XS
SM
MD
LG