Lidhje

Teksas, një gjykatës federal do të vendosë për fatin e një tablete për abort


Abortion pill
Abortion pill

Një gjykatës federal pritet të vendosë së shpejti për fatin e një tablete që çon në abort. Ilaçi në fjalë, mifëpriston, ka qënë në treg për 20 vjet, por kundërshtarët e të drejtës së abortit thonë se është i pasigurt.

Teksas, një gjykatës federal do të vendosë për fatin e një tablete për abort
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Meqenëse abortet kirurgjikale janë të paligjshme në Teksas, Sara kontaktoi një mikeshë për të marrë tabletat që i duheshin dhe kreu me të një abort mjekësor.

"Ishte një kombinim i mifëpriston dhe majsoprostëll, i cili ishte në intervalin 98% i efektshëm", thotë Sara.

Por përdorimi i ardhshëm i një prej këtyre ilaçeve për abortin do të vendoset nga një gjykatës federal konservator në Teksas, i cili u emërua nga ish-presidenti Donald Trump.

Jashtë sallës së gjyqit janë të dyja palët. Mjekët dhe grupet mjekësore me Aleancën kundër abortit për Mjekësinë Hipokratike ngritën padinë për të hequr ilaçin nga tregu. Ata pretendojnë se tableta fillimisht ishte miratuar pa prova për sigurinë e saj.

“Duket se procesi ka qenë i politizuar që në fillim. Kur u miratua në vitin 2000, FDA theu disa nga rregullat e veta për ta miratuar atë“, thotë Dr Ingrid Skop mme Institutin Charlotte Lozier.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së rrëzoi vendimin 50-vjeçar që garantonte të drejtën e një gruaje për abort. Administrata Biden u kundërpërgjigj duke ofruar më shumë qasje në abortet jokirurgjikale duke u dhënë leje farmacive të shesin më shumë tableta.

Përpara vendimit të Gjykatës së Lartë, Instituti Guttmacher, një grup që mbështet të drejtat e abortit, zbuloi se më shumë se gjysma e të gjitha aborteve bëheshin me tableta dhe jo me ndërhyrje kirurgjike.

Kur merren së bashku, barnat e përdorura nga Sara janë pothuajse 100% efektive në përfundimin e shtatzënive deri në 10 javë.

Por disa aktivistë kundër abortit argumentojnë se mjekët po detyrohen të shpëtojnë jetën e grave të lënduara nga tabletat.

"Ne e dimë se ka rreziqe të rëndësishme, reale që lidhen me tabletat kimike të abortit", thotë Kristan Hawkins, me organizatën “Studentët për Jetën e Amerikës”.

Pavarësisht se çfarë vendos gjyqtari në këtë rast, ilaçi i dytë, majsoprostëll, do të jetë ende i ligjshëm. Por ekspertët thonë se është më pak efektiv kur merret i vetëm.

“Është shumë dekurajuese. Duket sikur jemi kthyer në histori. Gratë e Amerikës duhet të protestojnë. Votuesit e rinj duhet të dalin dhe të sjellin ndryshimin” thotë Janda Raker, aktiviste e të drejtave të abortit.

“Ishte shumë interesante të dëgjoja të dyja palët. Në fakt u ndjeva sikur dëgjuam tre palë, sepse dëgjuam edhe nga ana farmaceutike”, thotë Julie Simms, banore e Teksasit

Pavarësisht se çfarë vendos gjyqtari, kjo çështje nuk do të përfundojë së shpejti. Ndalimi i një ilaçi të FDA kërkon vite për t'u zbatuar. Ekspertët thonë se edhe një ndalim i pjesshëm ose respektimi i ligjit aktual, do të apelohej nga pala humbëse dhe përfundimisht mund të vendoset nga Gjykata e Lartë e SHBA

XS
SM
MD
LG