Lidhje

SHBA, rritet ndërvarësia e të rinjve nga lojërat e fatit 


A customer, right, makes a sports bet at the Ocean Casino Resort in Atlantic City, New Jersey, Feb. 6, 2023.
A customer, right, makes a sports bet at the Ocean Casino Resort in Atlantic City, New Jersey, Feb. 6, 2023.

Për disa në Amerikë, kampionati i basketbollit për ekipet e kolegjeve, NCAA, do të thotë vendosje bastesh për rezultatet. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian, ky mund të jetë një problem, në veçanti për të rinjtë.

SHBA, rritet ndërvarësia e të rinjve nga lojërat e fatit 
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Të rinjtë në Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një rritje të ndërvarësisë nga lojërat e fatit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse NCRG (Qendra Kombëtare për Pjesëmarrje të Përgjegjshme në Lojërat e Fatit). Deri në 7% e amerikanëve nën moshën 25 vjeçare shfaqin simptoma. Saul Malek ishte një prej tyre. Ai u ndërvar nga bastet sportive në internet kur ishte vetëm 19 vjeç.

“Fitova fillimisht një bast të vogël dhe u ndjeva shumë mirë, më mirë se kurrë ndonjëherë. M’u duk vetja sikur isha ndonjë shef i mafias, që i merrja vetë të gjitha vendimet... Ishte një eksperiencë e hatashme, megjithëse bëhej fjalë vetëm për 10 dollarë. Kështu që doja ta përsërisja”, thotë Saul Malek, student në Universitetin Metodist Jugor.

Ai filloi shumë shpejt të ketë vështirësi financiare. Miqtë dhe familja e këshilluan atëherë të kërkonte ndihmë psikologjike.

Një psikolog thotë se shikon një lidhje mes legalizimit të lojërave të fatit në internet dhe shtimit të ndërvarësisë.

“Gjatë 3-4 viteve të fundit, më janë drejtuar gjithnjë e më shumë individë, që vuajnë nga bastet në internet. Shteti i Pensilvanisë i lejoi në vitin 2017 bastet në internet dhe ato u bënë të disponueshme për publikun e gjerë në 2018-2019”, thotë psikologu Jesse Suh.

Sipas revistës Forbes, bastet në internet janë tashmë të ligjshme në 33 shtete amerikane. Shumë psikologë thonë se problemi qëndron tek lehtësia e qasjes në to.

“Më përpara, nëse dikush dëshironte të vendoste një bast, i duhej të vishej, të dilte përjashta, të shkonte në ndonjë bar, të fliste me një punonjës dhe të vendoste një bast. Të sillte paratë, etj... Ndërsa tani, e vtmja qwë duhet bërë është hapja e kompjuterit apo telefonit”, thotë zoti Suh.

Disa shtete po punojnë për të informuar të rinjtë për ndërvarësinë nga lojërat e fatit. Një iniciativë, e propozuar nga politikani Sam Rasoul, bëri që Virxhinia të bëhet shteti i parë amerikan ku shkollat publike duhet t’i mësojnë fëmijët për rreziqet e lojërave të fatit.

“Zakonisht një fëmijë në çdo klasë e ka këtë problem. Elementi i rëndësishëm për parandalimin e ndërvarësisë, qoftë kjo për drogat, alkoolin, apo bastet, është që të kuptohet natyra ndërvarëse e këtyre aktiviteteve”, thotë zoti Rasoul, i cili është i zgjedhur në legjislativin e Virxhinias.

Në shtete të tjera, si Karolina e Veriut dhe Uiskonsin ku lejohen bastet në forma të ndryshme, disa shkolla kanë zgjedhur të kenë programe të detyrueshme ku fëmijët paralajmërohen për rreziqet, ndërsa përpiqen të frenojnë rritjen e rasteve të ndërvarësisë nga lojërat e fatit.

XS
SM
MD
LG