Lidhje

Gjirokastër, sfidat e të rinjve dhe zgjidhjet e qëndrueshme


Gjirokaster Albania
Gjirokaster Albania

Të rinjtë në Shqipëri përballen me mjaft sfida të cilat kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme sidomos për të frenuar emigrimin jashtë vendit. Universiteti i Gjirokastrës, organizata "Vizit Gjirokastra" dhe rreth 30 trajnerë vendas dhe ndërkombëtarë po mbështesin një grup të rinjsh për t'u përballur me sfidat në edukim, punësim dhe biznes. Të rinjtë e vlerësojnë fuqizimin e mendimit për sipërmarrje të reja si një mundësi për të ndikuar në zhvillimin e rajonit dhe më gjerë.

Gjirokastër, sfidat e të rinjve dhe zgjidhjet e qëndrueshme
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:25 0:00

Disa dhjetëra të rinj janë mbledhur në Gjirokastër për të punuar së bashku drejt një aftësimi më të mirë për të përballuar sfidat.

Universiteti i Gjirokastrës, organizata “Visit Gjirokastra” dhe rreth 30 trajnerë vendas dhe të huaj në kuadër të programit ndërkombëtarë “Impakt Week” mbështesin për një periudhë dy javore këta të rinj për të trajtuar dhe gjetur zgjidhje të qëndrushme për disa nga këto sfida.

Qarku i Gjirokastrës jo vetëm po tkurret më shpejtësi nga largimi i banorëve dhe sidomos të rinjve, por sipërmarrjet kanë gjithnjë e më tepër vështirësi në treg për punonjës të kualifikuar dhe turizmi dhe trashëgimia kulturore mbeten degë ende me pak ndikim në ekonomi, ndonëse potencialet janë të mëdha.

Elona Bejo një sipërmarrëse në turizëm thotë se për disa ditë mori aftësim për trajnere nga trajnerët ndërkombëtarë dhe tani udhëheq një grup studentësh dhe profesionistë të fushës duke përdorur metodën e “dizenjimit të mendimit” e cila i mëshon punës në grup.

“Kjo nuk është një metodë tradicionale e të mësuarit apo të zgjidhurit të problemeve, është një metodë e punës në grup, që e nxjerr problemin nga sinteza e të gjitha mendimeve dhe pastaj e zgjidh duke marrë parasysh gjithë pjesëtarët dhe të gjitha mendimet. Është një metodë që kërkon shumë punë në grup. Për çudinë time puna në grup ditën e parë ndodhi me vështirësi, sinergjia, bashkimi i njerëzve, por në ditë në vijim i pashë të rinjtë më bashkëpunues dhe shumë më aktiv”, thotë ajo.

Zonja Bejo thotë më tej se një nga sfidat që identifkohet nga të rinjtë jo vetëm për Qarkun e Gjirokastrës por edhe më gjerë është mungesa e punonjësve

"Sfida më madhe është mungesa e punonjësve të kualifikuar, të motivuar,të qëndrueshëm . Kjo është një plagë e madhe që ne kemi. E rëndësishme është ta identifikojmë mirë këtë problem, ta kuptojmë mirë dhe pastaj të ofrojmë zgjidhjet", thotë ajo.

Disa nga rrugët që janë diskutuar për të përballur këtë sfidë thotë më tej zonja Bejo kanë qenë të lidhura në bashkëpunimin mes biznesit dhe universitetet.

"Zgjidhjet kanë ardhur nga diskutimet në grup. Është shumë interesante se si vetë studentët propozojnë bashkëpunim të biznesit me universitein për të gjetur punonjës. Komunikimi i drejtëpërdrejtë i biznesit me universitete mund të sillte kontrata pune për studentët, mundësi për praktikat profesionale që studentët të kenë mundësi të nisin e të plotësohen nga ana profesionale. Një zgjidhje tjetër është thithja e punonjësve nga tregu i huaj nëpërmjet platformave dixhitale", thotë ajo.

Ndërsa Inva Muho pedagoge e informatikës në Universitetin e Gjirokastrës e sheh aktivitetin si një mundësi të mirë për fuqizimin e të rinjve dhe studentëve.

"Është një mundësi mjaft e mirë për qytetin tonë, studentët tanë për gjithë aktorët e biznesit që marrin pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar. Emigrimi i të rinjve dhe “largimi i trurit” në përgjithësi është një problem shumë i madh për Shqipërinë dhe Gjirokastrën në veçanti. Këto janë evente që ndikojnë shumë pozitivisht në krijimin e ideve të ndryshme, në mënyrën se si ne i konceptojmë problemet e ndryshme dhe si ofrojmë zgjidhje. Dhe një zgjidhje mund të arrihet edhe për uljen e emigracionit", thotë ajo.

Inva flet më tej për disa nga temat kryesore ku janë nxitur më shumë diskutimet e të rinjve dhe zgjidhjet e qendrueshme, të propozuara.

"Është trajtuar pjesa e turizmit se çfarë mund të bëhet më shumë për turizmin në Gjirokastër, pjesa e punësimit ,si mund të rritet punësimi në Gjirokastër, si mund të sjellim të rinjtë e kualifikuar dhe të mbajmë fuqinë që kemi aktualisht, është trajtuar edukimi se si mund të jetë produktiv për tregun e punës, hapja e sipërmarrjeve të reja, etj", thotë Inva Muho pedagoge e informatikës në Universitetin e Gjirokastrës

Trajnerët lokalë janë përgatitur në këto ditë nga trajnerët ndërkombëtarë. Muktha Hiremath është njëra prej tyre, eksperte e teknologjisë nga India.

“Kur ne diskutuam per programin” Impakt Week” në Gjirokastër menduam se cilat do të ishin fushat ku pjesëmarrësit, studentët, profesionistët do të fokusoheshin. Ne vendosëm që të fokusoheshim tek edukimi dhe tek punësimi dhe impakti i turizmit dhe trashëgimisë kulturore në idetë e reja për biznes", thotë zonja Hiremath.

Krahas studentëve dhe sipërmarësve të rinj në diskutime u përfshine dhe një grup gjimnazistësh të talentuar.

Orjana Dudumi thotë se ka përfituar jo vetëm nga puna e përbashkët, por sidomos nga ndihma e trajnerëve të huaj që vijnë nga Gjermana , Shtetet e Bashkuara dhe India dhe u përkasin fushave të ndryshme si teknologjia, planifikimi urban, turizmi, ekonomia etj.

"Kam njohur student të rinj, kam marrë shumë përvojë nga ajo që më kënë treguar për degët që kanë zgjedhur por edhe nga të gjithë trajnerët e huaj që po punojnë këto ditë me ne", thotë ajo.

Sipas organizatorëve rreth 100 studentë ,përfaqsues nga isntitucionet vendore dhe biznesi duke u bërë pjesë e këtij programi do të përbëjnë një bërthamë të mirë nxitjeje për profesionistë të tjerë për t'u përfshirë më shumë në trajtimin e sfidave për të rinjtë jo vetëm në këtë qark, por edhe më gjerë .

XS
SM
MD
LG