Lidhje

Partia e kryeministrit grek udhëheq bindshëm rezultatin e zgjedhjeve, por jo mjaftueshëm për të qeverisur e vetme


 Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis.

Partia në pushtet “Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka shënuar një fitore bindëse në zgjedhjet e së dielës, por pa arritur të sigurojë shumicën e mjaftueshme të vendeve në Parlament për të formuar qeverinë.

Zoti Mitsotakis la të kuptohet të dielën në mbrëmje se ai do të kërkojë të shkojë në një raund tjetër zgjedhjesh, në përpjekje për ta përforcuar këtë fitore dhe për të qeverisur pa patur nevojë për koalicion.

Pas numërimit të 90 përqind të kutive të votimit, partia konservatore e zotit Mitsokais, “Demokracia e Re” kryesonte duke patur 20 % më shumë vota se rivali kryesor i saj, partia e majtë Syriza.

Megjithatë, sipas sistemit të tanishëm zgjedhor të përfaqësimit proporcional, 40% e votave të hedhura sot për Partinë “Demokracia e Re” nuk mjaftojnë për të siguruar shumicën në parlamentin me 300 vende.

Kjo do të thotë se zoti Mitsotakis duhet të kërkojë një partner koalicioni nga një parti e vogël, ose ndryshe të shkojë në një raund tjetër zgjedhor.

“Pa dyshim që tërmeti politik që u shënua sot kërkon nga ne të përshpejtojmë procesin për zgjidhjen përfundimtare lidhur me krijimin e qeverisë, që vendi ynë të ketë sa më parë të jetë e mundur një njeri me përvojë në krye të tij”, tha zoti Mitsotakis.


Votimi i ri ka të ngjarë të bëhet nga fundi i qershorit ose në fillim të korrikut sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili i jep partisë fituese vende shtesë bonus në parlament, duke e bërë më të lehtë qeverisjen e vetme.

Mbas numërimit të afro 2/3-ve të votave, partia e majtë e ish kryeministrit Alexis Tsipas ka siguruar 20%, ndërsa Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis 40% të votave.

Ministria e Brendshme e Greqisë parashikoi se Demokracia e Re mund të marrë 145 vende në parlamentin me 300 anëtarë, gjashtë më pak se shumica e kërkuar për të formuar e vetme qeverinë.

Megjithatë, rezultati tregon një mbështetje të madhe për Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, administrata e të cilit u përball me një skandal përgjimi, krizën e kostos së jetesës dhe një aksident hekurudhor vdekjeprurës në muajin shkurt që shkaktoi zemërim të gjerë në vend.

XS
SM
MD
LG