Kryetari i bashkisë së Moskës, paralajmëroi kufizim të lëvizjes në disa pjesë të kryeqytetit dhe njoftoi ndërprerjen e punës të hënën për shumicën e banorëve.
Zhvillimet dramatike ndodhin pikërisht 16 muaj pasi Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrianës, konflikti më i madh në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, që ka shkaktuar dhjetra mijëra viktima dhe ka detyruar mijëra njerëz të zhvendosen.
Ukrainasit shpresonin se luftimet e brendshme në Rusi do t’i krijonin mundësi ushtrisë së saj të çlironte zonat që kontrollohen nga forcat ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Moska po përballej me “dobësi në shkallë të gjerë” dhe se Kievi po e mbronte Europën nga përhapja e “kaosit të Rusisë”.