Lidhje

Rusia dënon me 12 vjet burg për tradhti shkencëtarin Golubkin

 Valery Golubkinalery Golubkin
Valery Golubkinalery Golubkin

Një gjykatë ruse tha të hënën se e kishte dënuar shkencëtarin Valery Golubkin me 12 vjet burg për tradhti, pasi e gjeti fajtor se u kishte dhënë sekreteve shtetërore "përfaqësuesve të organizatave të huaja".

Zoti Golubkin ishte punonjës i Departamentit të Aerohydromekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë. Gjykata nuk dha detaje të tjera për rastin.

Shkencëtari Golubkin u arrestua në fund të vitit 2020 nën dyshimet se i kishte dhënë sekrete një vendi të paspecifikuar anëtar të NATO-s. Në atë kohë, avokati i tij tha se zoti Gobulkin i mohon akuzat ndaj tij.

Gjatë viteve të fundit një numër shkencëtarësh rusë janë arrestuar dhe akuzuar për tradhti nën dyshimet se u kanë dhënë shtetasve të huaj materiale sensitive.

Kritikët e Kremlinit thonë se arrestimet ndodhin ndonjëherë nga paranoja e pabazë, diçka që autoritetet e mohojnë.

Në fillim të muajit Moska ngriti një çështje penale kundër një prej tre shkencëtarëve rusë të raketave hipersonike të arrestuar nën dyshimet për tradhti.

This item is part of
XS
SM
MD
LG