Lidhje

Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm vrasësin e 8-vjeçarit


Klodian Çalamani
Klodian Çalamani

Gjykata e Fierit dënoi të hënën me burgim të përjetshëm Klodian Çalamanin , i cili vrau në mënyrë brutale 8-vjeçarin Mateo Vasiu, në nëntor të vitit 2021.

Çalamani u gjet fajtor për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të mituri” dhe “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe do të vuajë përjetësisht dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Sipas gjykatës, nga hetimet rezultoi se Çalamani abuzoi seksualisht me të miturin, më pas e vrau duke e goditur me sende të forta dhe e groposi në oborrin e shtëpisë së tij për të fshehur gjurmët e krimit.

Policia ra në gjurmët e Çalamanit falë një kamere sigurie, që regjistroi momentet kur 38-vjeçari e futi në shtëpinë e tij djalin e vogël që banonte në familjen fqinje.

Vrasja brutal e fëmijës shkaktoi dy vite më parë reagime të forta në Shqipëri ku në disa qytete grupe të rinjsh protestuan për dhunën ndaj fëmijëve duke kërkuar nga strukturat shtetërore mbrotjen e e tyre dhe ndëshkimin nga drejtësia të autorëve te krimeve.

XS
SM
MD
LG