Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu u shtrua të shtunën në spital pas një situate marrje mendsh, pasojë e një dehidratimi të mundshëm, njoftoi zyra e tij, duke shtuar se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Në njoftim nuk përmendjen mundësia për një dorëzim të mundshëm të kompetenca të tij, deri në daljen nga spitali.
Shtatëdhjetë e tre vjeçari, udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, ndodhej me pushime në Detin e Galilesë të premten, një rajon i përfshirë nga një valë të nxehti, thuhej në deklaratën e zyrës së tij.
Të shtunën, ai u dërgua në spitalin Sheba në qytetin e Tel Hashomerit, pranë rezidencës së tij private në qytetin bregdetar Cezarenë. Mediat izraelite thanë se ai ishte plotësisht i vetëdijshëm gjatë rrugës për në Sheba dhe se ai ishte paraqitur në urgjencë.
Sipas televizioni 'Channel 12' zoti Netanjahu kishte patur edhe dhimbje gjoksi, por as spitali dhe zyra e tij nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Po sipas të njëjtit televizion kryeministri nuk ishte trajtuar me qetësues, dhe nuk kishte nisur ndonjë procedurë për ta shpallur atë të paaftë për të kryer detyrën e tij.
Zyra e zotit Netanjahut tha se ai ishte shtruar me rekomandimin e mjekut të tij, pasi ishte ankuar për "marrje të lehtë mendsh".
"Analizat fillestare dolën normale. Diagnoza paraprake është dehidratim", tha zyra e kryeministrit, duke shtuar se ndaj tij po zhvilloheshin analiza të mëtejshme rutinë. Edhe në një deklaratë të bërë me herët gjatë ditës zyra e kryeministri tha se gjendja e tij ishte e mirë.
Deri tani mbetet e paqartë se cili zyrtar do ta zëvendësonte zotin Netanjahun në rast të një kalimit urgjent të kompetancave të ij.
Kur kryeministri i atëhershëm Ariel Sharon u rrëzua si pasojë e një goditjeje në tru në vitin 2006, funksionin e tij e mori zëvendësi i tij, Ehud Olmert. Gjatë udhëtimeve jashtë vendit të zotit Netanjahu, ka qenë ministri i Drejtësisë Yariv Levin që e ka zëvendësuar atë.