Lidhje

Francë, të paktën 6 viktima nga përmbysja e një varke me emigrantë


Rescuers assist a migrant after a boat carrying migrants from France sunk in the English Channel, in Dover, Britain, on Aug. 12, 2023.
Rescuers assist a migrant after a boat carrying migrants from France sunk in the English Channel, in Dover, Britain, on Aug. 12, 2023.

Të paktën gjashtë persona vdiqën dhe më shumë se 50 të tjerë u shpëtuan pasi një varkë me emigrantë që po përpiqej të shkonte nga Franca në Britani përmes kanalit të Lamanshit u përmbys të shtunën, thanë autoritetet lokale.

Kryebashkiaku lokal Franck Dhersin tha se një operacion i gjerë shpëtimi nisi rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa dhjetëra varka me emigrantë u përpoqën të kalonin në Britani në të njëjtën kohë.

"Disa nga varkat po përballeshin me vështirësi serioze", tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters. "Pranë qytetit bregdetar të Sangatit, fatkeqësisht u gjetën trupa të pajetë."

Kanali i Lamanshit, që ndodhet midis Francës dhe Britanisë, është një nga rrugët më të ngarkuara të transportit detar në botë dhe rrymat e tij detare janë të forta, duke e bërë të rrezikshëm kalimin me varka të vogla.

Trafikantët zakonisht mbingarkojnë varkat e rrënuara, duke i lënë ato me njerëz në det dhe në rrezik për t'u goditur nga dallgët ndërsa përpiqen të arrijnë në brigjet britanike.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne përmes një postimi në platformën X shprehu keqardhje për viktimat dhe familjet e tyre.

Roja bregdetare e Britanisë tha se dërgoi një varkë shpëtimi nga Dover për të ndihmuar në operacionet e kërkim shpëtimit, së bashku me një ekip shpëtimi të rojes bregdetare dhe personelin e ambulancës.

Sipas shifrave të qeverisë britanike, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Britani përmes kanalit të Lamanshit që nga fillimi i vitit 2018 arriti në mbi 100 mijë këtë javë. Këtë vit 16 mijë emigrantë kanë mbërritur në Britani në këtë mënyrë.

Qeveria e kryeministrit Rishi Sunak këtë javë ka bërë një numër njoftimesh në lidhje me përpjekjet e saj për të reduktuar numrin e azilkërkuesve, duke shpresuar se kjo do të do ndihmojë në rritjen e mbështetjes nga votuesit, që sipas sondazheve të fundit, ka qenë në rënie.

XS
SM
MD
LG