PD, deputetët e grupimeve Bardhi-Berisha bëhen bashkë
Shumica e deputetëve demokratë, ata që përkrahin Gazmend Bardhin dhe ata që mbështesin ish Kryeministrin Sali Berisha, pas gati 2 vitesh konflikti të hapur, u ulën rreth së njejtës tavolinë , për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.