Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi të hënën të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak se nuk ishte “i paanshëm” në takimin e javës së kaluar ndërmjet palëve. Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë.