Lidhje

Ukraina thotë se ka goditur komandën e flotës ruse në Krime

Nga arkivi, Sevastopol
Nga arkivi, Sevastopol

Forcat ukrainase goditën mëngjesin e së mërkurës një postë komanduese të flotës ruse në Detin e Zi pranë Sevastopol-it në Krime, njoftoi ushtria ukrainase.

Kievi tha se sulmi ishte i suksesshëm, pa dhënë detaje të tjera. Më herët të mërkurën, guvernatori i Sevastopolit i vendosur nga Moska, Mikhail Razvozhayev tha se ishte shmangur një sulm me raketa kundër qytetit.

Ukraina i ka shtuar sulmet në Detin e Zi dhe ndaj Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa prej gati katër muajsh vazhdon kundërofensivën. Kievi thotë se një seri sulmesh në Krime javën e kaluar dëmtuan dy anije ruse patrullimi dhe shkatërruan një sistem të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.

Një zyrtar i zbulimit ushtarak ukrainas, Andriy Yusov, tha në një program televiziv se aksioni i së mërkurës ishte një objektiv i planifikuar në zhvillim.

Disa kanale të rrjetit Telegramit në Krime raportuan shpërthime në gadishull dhe shpërndanë imazhe që tregonin shtëllunga tymi. Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e imazheve.

Guvernatori i Sevastopolit, i instaluar nga Moska, Mikhail Razvozhayev tha në rrjetin telegram se Rusia kishte rrëzuar disa dronë pranë qytetit dhe “zmbrapsi një sulm me raketa”.

This item is part of
XS
SM
MD
LG