Lidhje

Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata Botërore e Tregtisë


Ukraina ka paraqitur një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë pasi një sërë shtetesh të Evropës Lindore vendosën ndalimin e importit të produkteve ushqimore ukrainase. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, kjo mosmarrëveshje nxjerr në pah ndarjet brenda Bashkimit Evropian ndërsa anëtarët e saj përpiqen të mbështesin Ukrainën ndërsa përballet me agresionin rus.

Ndalimi i importeve të prodhimeve ukrainase, Kievi ankohet te Organizata Botërore e Tregtisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:46 0:00

Hungaria, Polonia dhe Sllovakia ndaluan importin e drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore ukrainase, të premten, me argumentin se dërgesat po dëmtonin fermerët vendas, duke bërë që Kievi të paraqesë një ankesë pranë Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Procesi nis me konsultimet brenda një afati prej 60 ditësh, për të arritur një zgjidhje të pranuar nga palët lidhur me ankesën. Megjithatë nuk është e sigurt që kjo të ndodhë duke mbajtur parasysh faktin se një pjesë e kësaj që po ndodh lidhet me zgjedhjet e pritshme në Sllovaki dhe Poloni", thotë David Kleimann, ekspert tregtie pranë Institutit “Bruegel”.

Agresioni rus ndaj Ukrainës mbylli një sërë rrugësh që Kievi përdorte për eksportet e saj, ndaj Bashkimi Europian vuri në dispozicion rrugë alternative që eksportet e Kievit të arrinin tregjet botërore, të cilat BE-ja i cilëson si “linja solidariteti”.

"Pra, Bashkimi Evropian është përballur me një situatë të pashembullt. Drithi ka mbërritur në këto tregje me çmim shumë konkurrues, ndërkohë që fillimisht destinacioni i eksporteve nuk ishin këto tregje”, shprehet Olia Tayeb Cherif nga Fondacioni i Fermerëve.

Fermerët në shtete evropiane kanë organizuar protesta, duke pretenduar se prodhimi ukrainas po gjen vend në tregjet lokale.

“Në dyqane po shiten prodhime me cilësi më të ulët dhe me çmime më të lira se prodhimet tona. Ne kemi kosto shumë të larta për të prodhuar mish dhe qumësht me cilësi. Ne po dalim me humbje, prandaj po heqim dorë”, shpjegon Vassil Dzhorgov, fermer në Bullgari

Bashkimi Europian u ofroi fermerëve kompensim dhe vendosi kufizime të përkohshme për importin e prodhimeve ushqimore ukrainase në maj. Kur këto masa skaduan, më 15 shtator, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia vendosën ndalimet të njëanshme të importeve. Po ashtu, të marten, Kroacia njoftoi se do të lejonte vetëm tranzitin e grurit ukranias. Aleatët evropianë kritikuan ashpër veprimet e këtyre vendeve.

"Ukraina po përballet me agresionin e Rusisë. Duhet të kuptojmë se këtu duhet të marrim parasysh të gjithë situatën, të mbështesim të gjitha këto linja solidariteti dhe gjithashtu të mbështesim mundësinë që Ukraina të eksportojë grurin e saj", deklaron Sari Essayah, ministre e Bujqësisë së Finlandës.

Ndërkohë, Komisioni i Bashkimit Europian i ka kërkuar Ukrainës të zbatojë politikën e ashtuquajtur 'frenim vullnetar të eksporteve', ndërsa organizmi europian përpiqet të bindë vendet anëtare të Evropës Lindore që të heqin ndalimet e importit.

Sllovakia pritet të mbajë zgjedhjet më 30 shtator, ndërsa Polonia më 15 tetor. Bashkimi Evropian dhe Ukraina shpresojnë që me mbarimin e etheve zgjedhore, qëndrimet politike do të ndryshojnë.

XS
SM
MD
LG