Senatori Menendez mund të dënohet me vite të tëra burgim, nëse gjendet fajtor
Akuzat për rryshfet dhe konspiracion rrezikojnë të ardhmen politike të njërit prej senatorëve më me ndikim të Shteteve të Bashkuara. Ndërsa vetë senatori i mohon me forcë akuzat, ekspertët thonë se akuzat janë serioze dhe dëshmojnë për funksionimin e një sistemi të fortë gjyqësor në SHBA.