Lidhje

Dezerton një zyrtar i lartë sirian, i bashkohet opozitës


Zv/ministri i Naftës i Sirisë dha dorëheqjen dje për t’u bashkuar me revoltën anti-qeveritare, ndërkohë që i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan bëri thirrje për veprime diplomatike në vend të militarizimit për t’i dhënë fund krizës.

Në një video të publikuar në YouTube, ministri Abdo Husamedin i foli drejt për drejt Presidentit Bashar al-Asad, duke e akuzuar atë për krime të rënda, të kryera gjatë vitit të fundit nga forcat qeveritare që me brutalitet po godasin barabar, si forcat e opozitës ashtu edhe civilët.

Husamedin, një nga zyrtarët më të lartë civilë që dezerton, tha se nuk do që “ta kalojë jetën duke u shërbyer krimeve të këtij rregjimi”. Ai u bëri thirrje kolegëve të tij ta braktisin “anijen që po mbytet”, siç u shpreh ai.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Sirian të opozitës, Burhan Ghalioun, e mirëpriti dorëheqjen dhe u bëri thirrje zyrtarëve të tjerë të bashkohen me opozitën. Departamenti amerikan i Shtetit tha se dezertimi i këtij zyrtari sirian, nëse konfirmohet, është një lajm shumë i mirë.

XS
SM
MD
LG