Shkupi përgatitet për takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE-së
Takimi do të mbahet në fund të muajit në Shkup. Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së ka dilema për të ardhmen e organizatës, për shkak të mundësisë së bllokimit të vendimeve. Takimi për Shkupin zyrtar do të jetë historik pasi asnjëherë më parë nuk ka organizuar një konferencë të këtij formati.