Lidhje

Shqipëri, dështon mbledhja e Komisionit të reformës zgjedhore


Shqipëri, përplasjet në Komisionin e reformës zgjedhore
Shqipëri, përplasjet në Komisionin e reformës zgjedhore

Në Shqipëri, mbledhja e njoftuar e Komisionit të Reformës zgjedhore dështoi sot, për shkak të ndërhyrjes së deputetëve të grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, të cilët bllokuan sallën. Ata kundërshtojnë përfaqësimin e tyre me bashkëkryetarin Enkelejd Alibeaj, pjesë e Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha. Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po bëjnë lojën e kryeministrit Edi Rama. Socialistët u shprehën të habitur për situatën e krijuar, duke deklaruar se opozita duhet të jetë e para që të jetë e interesuar për realizimin e reformës zgjedhore.

Shqipëri, deputetë të opozitës bllokojnë sallën. Dështon Komisioni i Reformës Zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:24 0:00

Afro një orë përpara mbledhjes, salla ku ajo do të zhvillohej ishte mbushur me deputetët demokratë, të cilët kishin zënë vendet ku pritej të uleshin anëtarët e Komisionit. Ashtu si dhe për punimet e parlamentit, qëllimi i tyre ishte pamundësimi i mbajtjes së mbledhjes. Debatet u ndezën me hyrjen në sallë të përfaqësuesve socialist, të cilët shmangën këmbënguljen e gjatë dhe u larguan. Për me tepër që bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e mirë e anëtarëve të komisionit, pjesë e opozitës, as nuk ishin paraqitur.

“Pamundësi për të zhvilluar mbledhjen. Fatkeqësisht, edhe atë të cilin e pretendojnë, zotin Bylykbashi, nuk e kishin sjellë. Edhe Alibeajn siç duket nuk e kanë lejuar të vijë, për shkak të akteve vandale. Opozita duhet të jetë e para që të jetë e interesuar që të bëhet një reformë zgjedhore, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, siç është ky komision. Eshtë zgjedhja e tyre. Unë nuk mund të them. Reforma do të ecë përpara dhe nëse opozita nuk do të dojë të bëhet pjesë, do të gjendet një mënyrë për ta shtyrë përpara”, deklaroi bashkëkryetari socialist i Komisionit Damian Gjiknuri, ndërsa la sallën.

Deputetët demokrat që përfaqësojnë shumicën e opozitës në parlament kanë kërkuar që në shtator ndryshimin e përbërjes dhe të bashkëkryetarit të Komisionit, pasi siç deklaroi sot zoti Gazmend Bardhi ata nuk e kanë më besimin e tyre duke qenë se që nga ngritja e Komisionit në qershor të vitit 2022, e kanë mbajtur të bllokuar procesin, tha ai. Kërkesa e tyre u hodh poshtë në tetor nga shumica, duke qenë se zyrtarisht sigla e Partisë Demokratike, i njihet zotit Basha, dhe konflikti për këtë çështje është në dyert e gjykatave.

Sipas zotit Bardhi gjithshka që po ndodh tani është pjesë e një loje të shumicës: “Që mazhoranca nuk pranon propozimet e opozitës se kush do e përfaqësojë opozitën në Komisionin e Reformës zgjedhore, besoj biem dakort të gjithë që jemi përpara një farse, përpara një pazari".

Por dhe pala tjetër demokrate, ka të njejtat akuza se ish kolegët e tyre të dikurshëm po bëjnë gjithashtu lojën e kryeministrit. “PS dhe segmente të opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Të parët për të siguruar zgjatjen e pushtetit dhe të dytët duke bërë lojëra që lidhen me interesa personale”, deklaroi zoti Alibeaj.

Situata e krijuar në fakt prej muajsh, duket se nuk favorizon realizimin e reformës zgjedhore e cila do të duhet të zgjidhë disa çështje me rëndësi, që nga ajo praktike që lidhet me sistemin e përllogaritjes së votave për deputetët, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, te çështja e votimit të emigrantëve, për të cilën po kjo Gjykatë ka vendosur një detyrim që duhet të zbatohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

XS
SM
MD
LG