Lidhje

7 të vrarë në Odesa nga një sulm rus me dron


Pasojat e sulmit në Odesa
Pasojat e sulmit në Odesa

Të paktën 7 persona u vranë të shtunën pasi një dron rus u rrëzua në një bllok apartamentesh në qytetin port në jug të Ukrainës, Odesa.

Zyrtarët në Odesa thanë se një person u nxorr i gjallë nga rrënojat e një prej ndërtesave.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha në një postim në rrjetin social Telegram se nga rrëzimi i dronit ishin shkatërruar 18 apartamente.

“Rusia vazhdon sulmet ndaj civilëve. Një dron armik goditi një ndërtesë banimi në Odesa”, shkroi ai.


Zoti Zelenskyy njoftoi të premten se kishte firmosur një marrëveshje në fushën e sigurisë me kryeministrin holandez Mark Rutte, që do të bëjë të mundur një ndihmë ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh gjatë këtij viti.

Zoti Zelenskyy njoftoi hollësi mbi planin, pasi dy udhëheqësit u takuan dhe mbajtën bisedime në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që është vazhdimisht në shënjestër të sulmeve nga Rusia.

“Marrëveshja mundëson një ndihmë ushtarake prej 2 miliardë eurosh nga Holanda, gjatë këtij viti si edhe ndihmë në fushën e mbrojtjes gjatë 10 viteve në vazhdim”, shkroi zoti Zelenskyy.

Në këtë foto të shpërndarë nga Presidenca e Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri Mark Rutte, flasin pranë shtëpive të apartamenteve të dëmtuara nga sulmet me raketa ruse në Kharkiv, Ukrainë, 1 mars 2024.
Në këtë foto të shpërndarë nga Presidenca e Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri Mark Rutte, flasin pranë shtëpive të apartamenteve të dëmtuara nga sulmet me raketa ruse në Kharkiv, Ukrainë, 1 mars 2024.


Ukraina paralajmëroi muajin e kaluar se kishte marrë më pak se 1/ 3 e 1 milion predhave të artilerisë që Bashkimi Evropian ishte zotuar se do t’i ofronte dhe se vendi po përballej me vështirësi për t’u mbrojtur.

Ukraina tërhoqi trupat nga qytetit lindor Avdiivka në muajin shkurt mes vështirësive për të siguruar municione, duke i mudësuar Moskës një fitore të madhe në territor pas më shumë se 1 viti.

Presidenti Zelenskyy postoi në rrjetin social X video ku ai dhe kryeministri holandez dukeshin duke vizituar qytetin e Kharkivit, përfshirë disa prej 20 mijë ndërtesave që sipas presidentit ukrainas janë shkatërruar si pasojë e sulmeve ruse.

Disa informacione për këtë artikull u morën nga agjencitë Reuters dhe Agence France-Presse.

XS
SM
MD
LG