Lidhje

Shqipëri: Dita e jetimëve, tubim proteste


Qindra fëmijë jetimë, diplomatë, politikanë e artistë në protestë kërkuan mbrojtje nga shteti dhe përkujdesje nga shoqëria

Instituti për integrimin e fëmijëve jetimë zhvilloi sot në Tiranë një tubim proteste për të mbrojtur të drejtat njerzore të kësaj shtrese. Disa qindra fëmijë jetimë nga gjithë vendi, diplomatë, politikanë e artistë morën pjesë në këtë protestë, duke kërkuar një mbrojtje më të madhe nga shtetit dhe përkujdesje më të mirë nga shoqëria. Sipas statistikave, Shqipëria ka aktualisht mbi 31 mijë fëmijë jetimë.
XS
SM
MD
LG