Serbia pengon ripajtimin
- Leonat Shehu
Po në Kosovë, përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare thanë sot se marrëdhëniet me Serbinë paraqesin pengesën kryesore për procesin e përballjes me të kaluarën dhe të ripajtimit ndërmjet komuniteteve. Në një konferencë ndërkombëtare mbi këtë çështje, u tha se Kosova, megjithatë nuk mund të mbetet peng e qëndrimit të Serbisë, por duhet të krijojë mekanizma që do të mundësonin ndriçimin e së vërtetës, riparimin e dëmeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë.