Presidenti francez Zhak Shirak i bëri thirje Bashkimit Evropian të hapë një kapitull të ri pas kundërshtimit të projekt-kushtetutës së bllokut në referendumet e vjetshme në Francë dhe Holandë.
Udhëheqësi francez u tha ambasadorëve të jashtëm që ishin mbledhur në Pallatin Elysee, se Bashkimi duhet të marrë masa në përgjigje të inercisë që e pushtoi bllokun pas dy referendumeve.
Zoti Shirak tha se për të përballuar problemet me të cilat ndeshet bota, Bashkimi duhet të bëhet më demokratik, më i efektshëm dhe më transparent. Ai bëri thirje për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet fushave të tilla si drejtësia, sigurimi dhe mbrojtja dhe theksoi nevojën që parlamentet e vendeve anëtare të kenë një ndikim më të madh në procesin vendim-marrës të organizatës.
Kancelari austriak Wolfgang Shusel, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha dje në një konferencë për shtyp se do të përpiqet të rigjallërojë mbështetjen për projekt-kushtetutën. Por ai shtoi se zyrtarët e bllokut duhet të shqyrtojnë së pari shqetësimet që kanë evropianët lidhur me këtë dokument.