Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së thotë se ndarja etnike po thellohet në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se pakica serbe në Kosovë vazhdon të jetojë nën frikë, duke thelluar ndarjen etnike.

Sekretari i Përgjithshëm Annan vuri në dukje rënien e numrit të krimeve serioze kundër serbëve që kur shumë prej tyre u larguan nga shtëpitë gjatë trazirave që tronditën Kosovën gjatë marsit të vitit të kaluar. Por ai shtoi se incidentet e izoluara vazhdojnë.

Zoti Annan përmendi sulmet mbi makinat e serbëve, shkrimin e parrullave të urrejtjes në shtëpitë e serbëve dhe plaçkitjet e shtëpive të tyre të braktisura. Ai tha se serbët e ndjejnë veten në rrezik dhe shmangin kontaktet me shumicën etnike të shqiptarëve duke e thelluar ndarjen midis të dy palëve.

Komentet bëhen në një raport mbi situatën e serbëve në Kosovë të përgatitur për tu paraqitur para Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG