Lidhje

Presidenti Jushçenko thotë se do të këmbëngulë për anëtarësimin e Ukrainës në BE


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko thotë se do të këmbëngulë për hapjen e bisedimeve për pranimin e vendit të tij në Bashkimit Evropian, deri në vitin 2007, kur të fillojë vizitën në Bruksel javën e ardhshme.

Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, presidenti i ri ukrainas tha se e kupton që vendit të tij do t’i duhet të ndërmarrë një sërë hapash për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai i tha agjencisë së lajmeve se e kupton që anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian prej 25 anëtarësh do të varet tek veprimet dhe vullneti politik i qeverisë së Kievit.

Zyrtarët evropianë thonë se nuk janë të gatshëm t’i bëjnë ofertë
Ukrainës për anëtarësim por në vend të kësaj, kanë propozuar një plan për forcimin e lidhjeve.

Marrëveshja është në plan të nënshkruhat të hënën, gjatë vizitës së zotit Jushçenko në Bruksel. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm polak, Adam Rotfeld, e përsëriti përkrahjen e Varshavës për ta mbështetur Ukrainën në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Ai e bëri këtë koment sot, pas takimit në Poloni me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Borys Tarasyuk.

XS
SM
MD
LG