Lidhje

Kryeministri i Serbisë hedh përsëri poshtë thirrjet e Malit të Zi për pavarësi


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, hodhi përsëri poshtë thirrjet e udhëheqësve të lartë malazezë për shpërbërjen e Unionit Serbi -Mal i Zi.

Zoti Koshtunica e cilësoi ofertën malazeze si një shkelje të qartë të marrëveshjes së Beogradit të vitit 2003 në bazë të së cilës ish Jugosllavia do të transformohej në Unionin Sërbi-Mal i Zi.

Por dje, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, dhe kryeministri Millo Gjukanoviç i dërguan udhëheqësve të lartë serbë një letër në të cilën propozonin që Sërbia dhe Mali i Zi të shpallnin pavarësinë, duke njohur njeri-tjetrin dhe pastaj duke krijuar një union shtetesh të pavarura.

Zoti Gjukanoviç u zotua javën e kaluar që të bënte thirrje për një referendum për pavarësinë e Malit të Zi në fillim të vitit të ardhshëm në se autoritetet sërbe e hidhnin poshtë propozimin.

Ministri i jashtëm italian, Xhanfranko Fini, i cili vizitoi sot Beogradin, i këshilloi zyrtarët e të dy republikave që të mendohen mirë para se të vendosin për pavarësinë.

XS
SM
MD
LG